🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.93 ▲4.8%
ARI 4,698 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,430 ▼ -3.17% ETH $2,045 ▼ -3.95% XRP $1.3124 ▼ -2.45% SOL $78.8100 ▼ -6.26%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.93 ▲4.8 % ARI 4,698 ▼2.4 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.93 ▲4.8 % ARI 4,698 ▼2.4 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Qytetarët mund të paguajnë përmes celularit faturën e energjisë elektrike me alikacionin EasyPay

Që sot qytetarët do të mund të paguajnë përmes celularit faturën e energjisë elektrike përmes aplikacionit EasyPay që ofron shërbime të shumta për të gjithë përdoruesit e saj.

easy-payÇdokush që instalon aplikacionin dhe regjistrohet në EasyPay mund të paguajë tashmë edhe faturat e energjisë elektrike përvecse gjobave të policisë dhe faturave të ujësjellës kanalizime Tiranë (UKT).

Proçedura është e thjeshtë dhe mjaftojnë disa klike për të kryer një pagesë të suksesshme.

Përdoruesi mund të kreditojë llogarinë direkt nga Karta bankare Visa e më pas të paguajë gjobat apo faturat. Easy Pay bëhet kështu një ndërmjetësues mes llogarisë tendë bankare dhe arkës ku do të kryeht pagesaAplikacioni kursen kohë për përdoruesit sepse mundëson pagesa të shpejta nga celulari dhe ofron siguri sipas standardeve më të fundit që aplikohen në sektorin e pagesave.

Në shtator të vitit 2014, u lançua aplikacioni EasyPay për mobile, i pari në Shqipëri për pagesa të shpejta online. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sipërmarrje të suksesshme, EasyPay fitoi në muajin dhjetor çmimin “Bleta e Artë” 2014 për Teknologjinë e Informacionit, dhënë nga Qeveria Shqiptare!.

Sot tregu shqiptar ofron mundësi të shumta për të kryer pagesat në distancë, duke përfituar më shumë komoditet, por edhe duke kursyer kohë e para. Kompanitë që ofrojnë shërbime të pagesave elektronike në distancë po zgjerojnë numrin e shërbimeve dhe, së fundmi, po përqëndrohen në integrimin e shërbimeve utilitare në sistemet e tyre. Pagesat elektronike përmes internetit apo telefonit celular në nivel global po ndjekin një tendencë të vrullshme në rritje. Vlerësohet se numri i përdoruesve të këtyre pagesave të jetë afro një miliard individë, ndërsa volumi vjetor është afro një trilion dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.