Rama mbledh të premten drejtuesit e qarqeve dhe ministrat: Kërkon qasje të re dhe më shumë përgjegjësi në terren
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte (28 gusht) në selinë e PS drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit.
Takimi vjen pas mbledhjeve në Pogradec, ku Rama kërkoi fokus te shqetësimet e qytetarëve dhe më shumë përgjegjësi në terren.
Ministrave iu kërkua monitorimi mujor i drejtorive, ndërsa në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania” për ndjekjen e ankesave, me synim zgjidhjen e tyre brenda dy javësh.
Qasja e re e PS është pasqyruar në dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.