Bota

Raportimet: Rusia përdor armë kimike në Siri

Dhjetra raportime nga Siria akuzojnë Rusinë se po përdor armë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës në bombardimet e saj në Raqqa, kryeqytetin de facto të ISIS-it.

Rusia akuzohet prej aktivistëve të të drejtave të njeriut se po përdor atë që njihet si fosfori i bardhë, një lënë kimike e ndaluar nga konventat ndërkombëtare për shkak të rrezikshmërisë së saj. Kjo lëndë është në gjendje të zhdukë në një rreze të gjerë veprimi çdo gjallesë duke i djegur mishin dhe kockat.

Ajo besohet se është hedhur më shumë se një herë nga avionët rusë që bombardojnë Raqqa-n dhe sipas aktivistëve ka shkaktuar më shumë viktima në radhët e civilëve se mes luftëtarëve të ISIS-it.

Fosfori i bardhë, i njohur ndryshe si ËP, përdoret nga ushtritë në sasi të vogla kryesisht për të ndriçuar objektivat kur sulmet kryhen natën, ose për të sinjalizuar vendndodhjen ditën. Në sasi të mëdha, kjo lëndë është tejet e rrezikshme dhe shfarosëse në masë, ndaj Konventa e Gjenevës e ka ndaluar përdorimin në aksione luftarake.

“Për të mbrojtur Djallin (Bashar al-Assad), Rusia po përdor bomba me fosfor në Raqqa. Ky është një krim lufte”, shkruan një aktivist irakian i të drejtave të njeriut në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për përdorimin e kësaj lënde kimike në bombardimet e veta në Siri. Më 13 nëntor, opozita sirianë akuzoi Moskën se ka bombarduar dy herë me fosfor të bardhë qytetin e Idlibit, i kontrolluar nga rebelët anti-Assad.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button