Sporti

Reali është një makth pa fund, Ajaksi e shkatërron në Madrid

Kush e di se çfarë do të ketë menduar Sergio Ramos teksa ka parë shokët e tij të ekipit të shkërrmoqen në atë mënyrë në “Santiago Bernabeu” nga Ajaksi.

Një fitore e thellë e holandezëve, e cila përmbys humbjen e sfidës së parë në Amsterdam, atëherë kur me shifrat 2-1 në favor të “Los Blancos”, Ramos mendoi të merrte kartonin e verdhë për të qenë gati për turin pasardhës. Por… Por në Madrid ka vetëm një ekip në fushë! Ajaksi i Amsterdamit dhuron një nga ato ndeshje që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve të futbollit e sidomos të atyre pak mijërave që kishin udhëtuar nga kryeqyteti holandez dhe shijuan pa fun e shoqëruan me “ole”-të e tyre pasimet e fundit të “shigjetarëve”. 1-4! Këtë rezultat tregonte ora elektronike e “Bernabeut”, një makth për tifozët vendës, makth që filloi me ndeshjet ndaj Barcelonës e kulmoi me këtë disfatë të turpshme të kampionëve në fuqi.

Një emër do mbahet mend gjatë në Madrid pas ndeshjes së sotme, ai i Dushan Tadiç, që pasi pikturoi dy golat e parë për Zijeç në minutën e 7-të dhe të Neres në të 18-ën, shënoi një eurogol në të 62-ën.

Marko Asensio me rrjetën e tij ndezi një zjarr të zbehtë në zemrat madrilene në minutën e 70-të, zjarr që e shkeli pa mëshirë Shëne dy minuta më pas, duke i vënë vulën një përmbysje epike, të arritur në fushën e kampionëve në fuqi të Kontinentit të Vjetër, në një nga ato ndeshje për t’u vënë në kornizë e për t’ia treguar nipërve në një natë të gjatë dimri. Reali eliminohet, turpshëm. Ajaksi në qiellin e shtatë. Për romantikët e futbollit, kjo ishte ndeshja!

Reali i Madridit është rikthyer në ndeshje me golin e Marko Asensios në minutën e 70-të, duke ngushtuar diferencat në në 3-1, por dy minuta më pas Shëne ka shënuar golin e katërt për Ajaksin, duke shembur ëndrrat e Realit për një kualifikim të mundshëm.

Champions/ Ajaksi shënon të tretin, Reali i eliminuar!Po ndodh e jashtëzakonshmja në “Bernabeu” me Ajaksin që ka shënuar dhe golin e tretë përballë Realit të Madridit në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët holandezë. Pasi ka asistuar në dy golat e parë, tashmë Tadiç ka shënuar vetë në minutë e 62-të, një super gol i tij në trekëndëshin e Kurtuas. Ndërkohë kryesori gjerman Bryzh pasi u konsultua gjatë me VAR-in, e quajti aksionin e golit të vlefshëm.

Mbyllet pjesa e parë, Reali po turpërohet nga Ajaksi
Mbyllet pjesa e parë në “Santiago Bernabeu” me Real Madridin që po prek ferrin e eliminimit dhe Ajaksin e Amsterdamit që është në parajsën e kualifikimit. E gjitha pas një pjese të parë fenomenale për skuadrën holandeze, e cila e frymëzuar nga Tadiç, ka gjetur dy gola të shpejtë në minutën e 7-të dhe të 18-të me anë të Zijeç dhe Neres, që e kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-0 dhe rezultatin e përgjithshëm 3-2 për Ajaksin, i cili tanimë është 45 minuta larg një rezultati histori.

Whatsapp Image 2019 03 05 At 22.26.39

Ajkasi shënon golin e dytë
Po ndodh e pabesueshmja në Madrid! Ajaksi ka shënuar dhe golin e dytë në minutën e 18-të me anë të Neres, që ka shfrytëzuar në maksimum një asist fantastik të Tadiç, i cili e nxorri sulmuesin të vetëm përballë Kurtua. Aktualisht, Ajaksi po kryeson 3-2 me gjithë rezultatin e ndeshjes së parë në Amsterdam.

Ajkasi shënon golin e parë

Ka marrë një kthesë të papritur situata në çiftin Real-Ajaks, me holandezët që kanë kaluar në avantazh në minutën e 7-të pas golit të Zijeç. Me rezulatin e deritanishëm, Reali është i eliminuar!

Formacionet
Real Madridi do të presë Ajaksin e Amsterdamit në sfidën që do të nisë në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët kanë fituar takimin e parë të luajtur në Holandë, ndërsa do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt çështjen kualifikim në këtë duel.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, nuk do të ketë në dispozicion Sergio Ramos të skualifikuar, ndërsa ka ulur në stol Gareth Bejlin. Nga ana tjetër, Erik ten Hag dhe djemtë e tij thuajse kanë një mision të pamundur, por gjithsesi kanë premtuar se do të luftojnë

Formacionet:

Real Madridi: Kurtua, Karvahal, Varane, Naço, Reguilon, Modriç, Kasemiro, Kros, Lukas Vazkez, Benzema, Vinicius.
Trajner: Solari

Ajaksi: Onana, De Ligt, Van de Bek, Neres, Tadiç, Mazraui, Blind, Shëne, De Jong, Zijeç, Taljafiko
Trajner: Ten Hag

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button