☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,599 ▲0.24%
DOW 46,585 ▲0.17%
NASDAQ 21,962 ▲0.38%
NAFTA 112.57 ▲0.92%
ARI 4,686 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▲ +3.74% ETH $2,165 ▲ +5.29% XRP $1.3497 ▲ +3.94% SOL $82.1800 ▲ +3.06%
S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 % S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Refuzimi i mandatimit nga Ivanovi, reagon Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar ditën e sotme në “Facebook” pas rastit të paprecedentë, ku Presidenti Ivanov ka refuzuar të mandatojë Zaevin për qeverinë e re për shkak të paketës së gjuhës shqipe.

Ahmeti, në një status në “Facebook” thotë se kjo është një lojë politike dhe se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve për dhunë.

STATUSI

Të nderuar qytetar,

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohën në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga percarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në cdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cënon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahën nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.