Kronika

Reportazhi , “Kaçanik”, në familjen e Lavdërim Muhaxherit dhe apeli i babait të një xhihadisti të vrarë

Kaçaniku” qyteti në jug të Kosovës, vendi ku ka lindur dhe Lavdërim Muhaxheri, ka qenë objekt i një reportazhi të emisionit “Le Iene” transmetuar mbrëmjen e 23 nëntorit në Canale 5

“Lavdërim Muhaxheri është pikë referimi për të gjithë xhihadistët që vijnë nga Ballkani” thotë gazetari Italian i cili udhëton drejt  banesës ku jetojnë vëllezërit e Lavdërim Muhaxherit.

“Çfarë mund të bëjmë ne. Ai ka shkuar atje ne nuk dimë çfarë të bëjmë?”

I vëllai i Lavdërimit pranon se në video është vëllai i tij por beson se skena kur djali qëllohet me antitank është e “montuar”. “Nuk është kafshë është njeri” thotë ai

Ai tregon se nuk i ka shkuar ndonjëherë mendja për tu bashkuar me Muhaxherin në këtë luftë

Gazetari: Nuk ju ka thënë ndonjëherë që ju jeni vëllezërit e mi bashkohuni në luftën tonë të shehnjtë

Vëllai i Lavdërimit: Jo, jo edhe po të na thërrasë nuk shkojmë. Atje është luftë. Nuk di

Në qendër të Kaçanikut ka dhe shqiptarë të cilët e quajnë ‘kurajoze’ veprimet e Muhaxherit.

Nga Kaçaniku është dhe një xhihadist tjetër, zv/ komandant i cili pak kohë më parë publikoi një video ku kërcënonte me Shqipërinë e Ballkanin.

“Të gjithë e dinë që djali im është në luftë” thotë e ëma.

“Nuk ka shkuar për para pasi po të kishte shkuar për lekë do ia kishim parë hajrin. Ai ka thënë se ka shkuar në luftë për Allah. Ai e di më mirë dhe Zoti lart. “Cfarë faji ka fëmija dhe nëna”  thotë e motra.

Gazetari Italian shkon dhe në shtëpinë e Faikut, një shqiptari të cilit i kanë shkuar të dy djemtë në Siri.

Njëri është vrarë, ndërsa tjetrin nuk e lënë të kthehet. Madje vetë ka shkuar deri në Aleppo për të marrë djalin por nuk është lejuar, ndërsa shton se tmerret që ka parë me sy nuk tregohen.

Babai, Faik ka dhe një apel për të gjithë të rinjtë të cilët duan të rekrutohen me shtetin Islamik

Djali i madh shkoi të luftonte në Siri. Mori dhe familjen. Atje është vrarë. Djali i dytë është në Siri. Ka shkuar për të marrë fëmijët por nuk e lejojnë të kthehet.  Tre ditë pasi ishte në Siri u pendua dhe donte të kthehej por nuk e linin. Nuk kam lënë gur pa lëvizur për ta kërkuar. Kam shkuar në Siri. Kam arritur ta gjej në Aleppo. Kam shkuar deri tek dera e kampi  por nuk më kanë lënë të futem brenda. Nëse do rikthesh në kujtesë atë që ke pare atje nuk fle më natën.

Kam parë fëmijë dhe djem me  koka të prera. Kam parë gra burra pleq, njerëz që vriten në rrugë kot” 

Apeli për të rinjtë që duan të rekrutohen?

“Ta harrojnë kjo është luftë e pakuptimtë. Nuk është ky islami i vëretë. Mos ta bëjnë këtë gabim se është një gabim shumë i madh”

le iene7le iene5le iene4le ien3le iene2

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button