☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,631 ▲ +0.22% ETH $2,249 ▲ +0.64% XRP $1.2495 ▲ +0.31% SOL $96.0000 ▼ -0.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke e rrethuar atë me shiritin e rrezikshmërisë.

Përmes këtij aksioni, RDK tha se synon të ngrejë shqetësimin për atë që e konsideron shkelje të Kushtetutës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sekretari organizativ i RDK-së, Altin Gjata, në një konferencë për media tha se shiriti simbolik përfaqëson një alarm ndaj, siç u shpreh, një mënyre qeverisjeje që po largohet nga rendi kushtetues, normat ligjore dhe përgjegjësia institucionale.

“Shiritin e rrezikshmërisë po e vendosim aty ku e ka vendin, në një zonë ku çdo ditë po kryhet një krim ndaj Republikës së Kosovës. Dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo krimi, por për një nga shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet shtetit tonë: shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Gjata.

Ai theksoi se, sipas RDK-së, asnjë individ apo subjekt politik nuk mund të jetë mbi Kushtetutën dhe Republikën e Kosovës.

“Mesazhi ynë është i qartë: asnjë individ, asnjë grup dhe asnjë parti politike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një pushtet pengmarrës që del jashtë kufijve kushtetues është rrezik për secilin qytetar dhe për vetë shtetin”, deklaroi Gjata.

Gjata iu referua edhe zhvillimeve të 6 gushtit, kur Kurti dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar u betuan si deputetë. Sipas tij, ata po vazhdojnë në mënyrë të jashtëligjshme ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Ai kritikoi gjithashtu faktin që Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, duke ia atribuar bllokadën Kurtit dhe LVV-së.

“Kur institucionet i nënshtrohen vullnetit të një grupi partiak me mendësi uzurpuese, në shpërputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, demokracia vihet në rrezik dhe shteti rrëshqet drejt anarkisë”, u shpreh Gjata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.