Sporti

Ronaldo zgjidhet futbollisti i vitit. Menaxheri: ai mund të luajë deri kur të dojë

Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka folur për aftësitë dhe kapacitetet e yllit portugez, me të cilin bashkëpunon që prej fillimit të karrierës së 34 vjeçarit

Cristiano Ronaldo mund të luajë futboll deri kur të dojë ai.

Kështu thotë menaxheri i yllit portugez, Jorge Mendes, shkruan Gazeta Express.

34 vjeçari së fundmi u zgjodh futbollisti i vitit nga “Globe Soccer Awards” në Dubai.

Dhe, menaxheri e ka ngritur në qiell sulmuesin e Juventusit.

“Cristiano Ronaldo për mua është gjithmonë më i miri në histori të futbollit. Ai është një lojtar komplet ndryshe dhe nga një galaksi tjetër. Ai është nga një specie tjetër”, ka thënë Mendez për “Sky Sport”.

“Vitin tjetër, ai do të jetë 35 vjeç dhe mund të luajë deri kur të dojë ai. Deri tash nuk ka bërë askush diçka të tillë pasi i ka kaluar të 30-tat. Kjo është mjaft e rëndësishme për të rinjtë. Ai dëshiron të fitojë me Juventusin. I ka realizuar 9 gola këtë sezon në Itali, ku është më e vështirë të shënosh në krahasim me kampionatet tjera. Nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër”, ka përfunduar Mendes, i cili e menaxhon edhe super-talentin Joao Felix, që u zgjodh “Zbulimi i Vitit” në gala mbrëmjen e mbajtur në Dubai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button