Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,855 ▲ +1.02% ETH $2,058 ▲ +1.4% XRP $1.3243 ▲ +2.33% SOL $79.7900 ▲ +2.1%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Rriten pagat e mjekëve dhe mësuesve/ Rama: Për bluzat e bardha 40% më shumë, për arsimtarët 15%

“Prej janarit të vitit të ardhshëm pagat e bluzave të bardha do të rriten në masën e 40%, ndërsa për arsimtarët e sistemit parauniversitar qeveria ka vendosur një rritje page prej 15%.”
Edi Rama: Meritojnë mbështetje dhe pavarësish dy goditjeve asaj të tërmetit të 26 Nëntorit dhe pandemisë Covid-19 gjetëm mundësinë që të krijojmë hapësira për rritjen e pagave për këto dy kategori.

Janë në total rreth 54 300 punonjës që do të përfitojnë nga kjo rritje page në të dy sektorët, ndërsa efekti financiar që do të ketë kjo masë në buxhetin e shtetit, sipas qeverisë përllogaritet në rreth 8 miliardë lekë.

Ndërkaq, kryeministri Rama ka njoftuar se zyrtarizmi i pagës minimale në 30 mijë lekë do të zyrtarizohet javën e ardhshme, teksa ka paralajmëruar edhe ndryshime të tjera në taksa.

Por, rritja e pagave nuk do të jetë fokusi i vetëm i buxhetit të vitit të ardhshëm. Qeveria ka parashikuar zerim të tatim fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, nismë e cila do t’i kushtojë arkës së shtetit rreth 40 milionë dollarë.

“Do të jetë një lehtësi e madhe për biznesin, një frymëmarrje. Për të folur me shifra konkrete efekti financiar përllogaritet në rreth 40 milionë dollar për këtë masë lehtësuese.”

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga heqja e tatim fitimit do të përfitojnë në total rreth 111 mijë subjete të vogla, ndërsa me zerimin e TVSH përfituese janë rreth 46 mijë biznese, ku mbi 21 mijë prej tyre janë në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.