Rritja e çmimit të karburanteve, Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vjedhje të naftës në rrugën “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, të enjten.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator dhe pajisje të tjera”, thuhet në raport.
Nafta e vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
The post Rritja e çmimit të karburanteve, Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.