☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.76 ▼6.11%
ARI 3,957 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,974 ▲ +0.05% ETH $2,290 ▲ +1.04% XRP $1.2567 ▲ +0.42% SOL $94.4600 ▼ -0.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rrufeja godet kopenë e blegtorit nga Çashka, ngordhin dhjetëra dele

Bariu nga Komuna e Çashkës, Tasim Useinov, të mërkurën përjetoi një tragjedi të vërtetë pasi nga goditja e rrufesë ngordhën dhjetëra dele nga kopeja e tij, informon agrotim.mk.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shtator, gjatë stuhisë që pasditen e asaj dite përfshiu disa pjesë të rajonit të Velesit. Sipas informacioneve nga policia, rrufeja ka goditur kopenë rreth 500 metra nën majën “Solunska Gllava”.

“Më 2 shtator, në SPB Veles është raportuar se rreth orës 19:30, në malin Jakupicë, rreth 500 metra nën majën Solunska Glava, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur 95 dele, në pronësi të T.U. (37) nga fshati Jabollçishtë e Epërme, Komuna e Çashkës”, deklaroi zëdhënësja e SPB Veles, Ana Milevska-Gjeorgieva.

Në pjesën ku ka goditur rrufeja nuk ndodhej bariu dhe as pjesa më e madhe e kopesë, e cila numëronte rreth 1.200 dele.Nga Lidhja e Kultivuesve të Deleve, ku Useinov është drejtuar për ndihmë, informuan për rastin dhe shpresojnë se institucionet do të gjejnë mënyrë për ta ndihmuar bariun që ta përballojë këtë situatë dhe të vazhdojë të merret me blegtori.

Sipas tyre, për rastin është njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë, nga ku e kanë informuar se do të shqyrtohet çdo mundësi për t’i ofruar ndihmë Useinovit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.