⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.44% ETH $2,263 ▲ +0.36% XRP $1.2476 ▼ -0.31% SOL $93.9700 ▼ -1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

“U fsheh në tualet”, policia jep detaje nga arrestimi i Jozefin Markut

Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar Jozefin Marku dhe një tjetër person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua. Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.

Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Jozefin Marku, sipas Policisë, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.Ndërkohë, Kristjan Nikolli, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, akuzohet edhe për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, krahas veprave të tjera penale.

Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Sipas hetimeve, Marku dhe personat e tjerë të përfshirë dyshohet se kanë dhunuar Eduart Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer një prej tyre.

Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.