Ekonomia

“Rruga e Kombit”, KLSH do të verifikojë kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtje

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.

Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish ministri i Transporteve Lulzim Basha..

Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.

Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.

Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.

Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvendi i Shqipërisë vijon ti kërkojë KLSH-së auditime të reja.

Me një kërkesë të ngjashme, këtë herë për Rrugën e Kombit, është përballur këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë kreu i KLSH-së, i cili nuk e ka komentuar kërkesën por nisur nga detyrimi ligjor që ka duhet të nisë nga puna për të zbardhur shpenzimet për ndërtim  por edhe fondet për mirëmbajtjen.

Braçe: Të fillojmë të kuptojmë sa para kemi paguar, çfarë vepre kemi ndërtuar, çfarë i kemi lënë mangut dhe sa para të tjera duhet të paguajmë si qytetarë të këtij vendi për të përfunduar një vepër dhe për ta mirëmbajtur atë në kohë.

Ky lloj sensibiliteti vjen në një kohë kur është rihapur sërish debati për tarifën e qarkullimit në Rrugën e Kombit në përfundim të afatit 60 ditor që kreu i qeverisë kishte vënë në ditën kur protestat e dhunshme shkatërruan të gjithë investimin e bërë.

Në lidhje me investimin në këtë rrugë ka qenë nën hetim ish-Ministri i Transporteve në atë kohë, Lulzim Basha, sot kryetar i PD-së.

Edhe pse të dhënat janë konfidenciale, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha shkelje të mëdha ligjore janë bërë edhe në procesin e privatizimit të Hotel Dajtit dhe kjo është bërë gjatë qeverisjes së djathtë.

Braçe: Privatizimi i Hotel Dajtit është një nga çështjet e nxehta, ende të pazbardhura, për fat të keq të prokurorisë së Republikës të pahetuara.

Askujt nuk na shkonte në mendje se ishtë cënuar ligji për Bankën e Shqipërisë apo parimet e politikës monetare.

KLSH ka konstatuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit  prej 11.5 miliardë lekësh, ku peshën më të madhe e kanë lojrat e fatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button