RUSI 2018: Spanja nuk ndryshon objektiv: fitimi i Botërorit
“Kam qenë i pranishëm në sesionin e sotëm të stërvitjes, – thotë Hierro, – dhe në dy ditë nuk mund të ndryshojë asgjë. Udhëtimi ynë në ndeshjet kualifikuese ishte fantastik dhe do t’i kërkojmë lojtarëve që të bëjnë të njëjtën gjë edhe këtu”.
Pyetjes se çfarë mendimi kishte për faktin se shumë lojtarë donin që Lopetegui të mbetej në drejtimin e përfaqësueses, Hierro iu përgjigj se do të shihte të nesërmen dhe se “… u thashë atyre (lojtarëve) se mua mund të më shikoni të gjithë në sy. Nuk ka justifikime për të mos ndjekur objektivin për të cilin ne jemi këtu. Ata të gjithë e dinë se kemi një mundësi e madhe, kemi ardhur këtu për të luftuar për të: titulli botëror”.
Spanja do të përballet këtë të premte në Soçi me Portugalinë, në ndeshjen e parë dhe më të rëndësishme të grupit B.
Kjo ndeshje midis dy ekipeve të njohura iberike fillon në orën 20.00 (me orën e Shqipërisë) dhe do të gjykohet nga gjyqtari italian Gianluca Rocchi.