☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,533 ▲0.67%
DOW 52,557 ▲0.4%
NASDAQ 26,100 ▲0.89%
NAFTA 72.24 ▼1.74%
ARI 4,140 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,806 ▲ +1.39% ETH $1,738 ▲ +0.45% XRP $1.0884 ▲ +0.88% SOL $77.5600 ▲ +0.68%
S&P 500 7,533 ▲0.67 % DOW 52,557 ▲0.4 % NASDAQ 26,100 ▲0.89 % NAFTA 72.24 ▼1.74 % ARI 4,140 ▲1.4 % S&P 500 7,533 ▲0.67 % DOW 52,557 ▲0.4 % NASDAQ 26,100 ▲0.89 % NAFTA 72.24 ▼1.74 % ARI 4,140 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Bota

RUSI – Kremlini: Putin është “i hapur për dialog” me Trumpin

MOSKË, Kremlini zyrtat deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është “i hapur për dialog” me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pavarësisht se ky i fundit nuk e ka telefonuar.

“Zoti Trump me sa duket ishte shumë i ngarkuar pas të gjitha kontakteve në Ankara, kështu që askush nuk telefonoi dje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar bisedimeve të zhvilluara nga presidenti amerikan gjatë një vizite në kryeqytetin turk, Ankara, ku ai mori pjesë në Samitin e 36-të të NATO-s.

Peskov tha se pavarësisht se një telefonatë e tillë nuk ndodhi, Putini është “gjithmonë i lumtur” të bisedojë me Trumpin dhe se të dy ndajnë një “dialog vërtet konstruktiv, pavarësisht disa dallimeve që mund të ekzistojnë”.

“Presidenti Putin është i hapur për dialog”, shtoi Peskov.

Vërejtjet e zëdhënësit erdhën një ditë pasi Trump u takua me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, si dhe liderë të tjerë, në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara të mërkurën.

Gjatë takimit, Trump tha se si Putini ashtu edhe Zelenskyy kërkojnë t’i japin fund luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë dhe se SHBA-ja është e gatshme të “mbyllë qiejt” mbi Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin nëse është “e nevojshme”.

Trump tha se një nga gjërat që ata do të diskutonin ishte që Washingtoni t’i jepte Kievit një licencë për të prodhuar raketa Patriot, duke shtuar: “Në këtë mënyrë nuk mund të ankoheni se ne nuk po u japim mjaftueshëm.”

Ai gjithashtu pyeti gazetarët e pranishëm nëse kishin një pyetje për Putinin sepse ai do t’ia bënte atë pyetje, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.