Kampionati Botëror Rusia 2018, ka vetëm pak orë para se do të fillojë, dhe mijëra fanatik nga e gjithë bota mbërrijnë në këtë vend. Por, një ligjvënëse ka marrë një vendim radikal.
Këtë të enjte, 14 qershor, do të filloj Kampionati Botëror – Rusia 2018, dhe me mijëra fanatik nga i gjithë planeti kanë mbërritur në këtë vend për të parë ekipet e tyre të preferuara. Por, ligjvënësja Tamara Plentyova ka bërë një kërkesë të çuditshme qytetareve të vendit të saj transmeton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se gratë ruse duhet të evitojnë të kenë marrëdhënie me të huajit, “pasi që do të mund të mbesin shtatzëne dhe të kenë fëmijë të racave të ndryshme”.
Gratë ruse duhet të evitojnë të kenë marrëdhënie me burra të huaj dhe jo të bardhë gjatë botërorit kishte thënë ligjvënësja ruse.
Ajo është anëtare e komisionit parlamentar për familje, gra dhe fëmijë, ajo po ashtu ka thënë se kur gratë ruse lidhen me të huajt gati gjithmonë gjërat përfundojnë keq, dhe ato braktisen brenda Rusisë ose shtetit të huaj.
Ajo i ka përmendur Lojërat Olimpike të vitit 1980, ka pasur shumë fëmijë që kanë lindur me baballarë të huaj. Gratë ruse kanë pasur marrëdhënie me burra nga Afrika, Amerika Latine, si dhe Azia. Ajo ka shtuar se shumë nga këta fëmijë kanë vuajtur diskriminim. “Duhet të lindim fëmijë vetëm me rusët, këta fëmijë me raca të përziera kanë vuajtur nga diskriminimi që nga koha sovjetike”.
Por kjo nuk ka qenë e tëra, ajo ka thënë të huajt mund të bartin sëmundje dhe viruse të ndryshme dhe të ua bartin grave ruse.