Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,596 ▼ -0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3192 ▲ +0.37% SOL $79.2800 ▲ +0.05%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusia shpërfill BE dhe SHBA: Nuk i lirojmë protestuesit

Kremlini refuzoi t’i bindej thirrjeve të SHBA dhe BE për lirimin e protestuesve opozitarë, të arrestuar gjatë atyre që u cilësuan si protesta të paligjshme ditën e diel.

“Nuk mund t’i pranojmë thirrjet”, tha zëdhënësi i qeverisë, Dimitri Peskov, i cili përgëzoi policinë për profesionalizmin e treguar.

Nga ana tjetër ai akuzoi organizatorët e protestave për provokim dhe blerjen e manifestuesve të mitur me para.

Qindra njerëz u arrestuan të dielën në lidhje me protestat masive, më të mëdhatë që prej viteve 2011-2012, mes tyre edhe lideri i opozitës ruse Aleksei  Navalni.

Një gjykatë në Moskë e dënoi atë me 15 ditë burg për mosbindje të urdhrave policore. Përpara se të shfaqej në gjykatë,  40 vjeçari përshëndeti mbështetësit me një mesazh në Twitter. “Do të vijë koha kur në gjyq do të dalin ata”, tha ai.

Navalni përsëriti akuzat për korrupsion kundër kryeministrit Dimitri Medvedev, të cilat ishin edhe arsyeja e manifestimeve të së dielës në të gjithë vendin.

Ndërsa policia e Moskës raportoi më herët për 500 të arrestuar, një grup për të drejtat e njeriut pretendon se të ndaluarit kishin qenë 1030 dhe se të paktën 120 prej tyre ishin ende pas hekurave.

Lideri i opozitës Navalni organizoi protestat mbarëkombëtare, pasi publikoi prova për pasuritë e mëdha që zotëronte Medvedev.

BE dhe SHBA kanë reaguar me shqetësim ndaj zhvillimeve në Rusi, duke dënuar aksionin e policisë e duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të demostruesve paqësorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.