Rusia: “Vendet islamike janë kyçi i goditjes së IS-it”
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha më të martën se vendet islamike duhet të bëhen pjesëmarrësit kryesorë të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.
Duke folur në një aktivitet në Moskë, Lavrovi tha se Rusia i ka paraqitur OKB-së një projektrezolutë për goditjen e “IS”-it dhe forcat e tjera terroriste.
Ai tha se pala ruse është e vendosur se goditja e terrorizmit dhe largimi i forcave terroriste nga tokat e pushtuara bëhet me veprime konkrete.
“Rusia është në gatishmëri të godasë forcat terroriste bashkë me çdo vend, duke respektuar normat ndërkombëtare,” shtoi Lavrov.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.