☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,599 ▲0.24%
DOW 46,585 ▲0.17%
NASDAQ 21,962 ▲0.38%
NAFTA 112.57 ▲0.92%
ARI 4,686 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▲ +3.74% ETH $2,165 ▲ +5.29% XRP $1.3497 ▲ +3.94% SOL $82.1800 ▲ +3.06%
S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 % S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Samaras: SYRIZA po minon daljen e vendit nga kriza

kryeministri-grek-samarasNjë sulm të fuqishëm ndaj SYRIZA-s, që e akuzoi se me qëndrimin e saj po minonte stabilitetin e vendit dhe po krijonte probleme në rrugën e daljes nga kriza, ka ndërmarrë kryeministri grek, Antonis Samaras, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Prej disa kohësh, tregjet po vënë në dukje se Greqia po shkon shumë mirë, duke mbajtur si rezervë të vetme, riskun politik. Domethënë, pasigurinë lidhur me faktin nëse vendi do të vazhdojë apo jo rrugën e reformave. Ditët e fundit qëndrimi i opozitës e përkeqësoi këtë imazh. Me një minim të drejtëpërdrejtë të stabilitetit. Dhe tregjet reaguan në dëm të vendit tonë”, theksoi kryeministri Samaras.

”Qeveria do të rehabilitojë plotësisht klimën e stabilitetit dhe besimit që nevojitet për Greqinë”,shtoi ai.

Samaras akuzoi SYRIZA-n se synon përplasjen me partnerët dhe madje nga një pozitë dobësie, ndërsa u paraqit optimist se me finalizimin e testit të rezistencës për bankat dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së borxhit, vendi do të futej në periudhën pas memorandumit.

Samaras iu referua hollësisht serisë së lehtësimeve tatimore dhe rehabilitimit të padrejtësive, duke theksuar se e gjithë kjo do të humbiste nëse fillonte përsëri shpërdorimi pa hesap dhe nëse vendi i rikthehej populizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.