Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,573 ▲ +0.5% ETH $2,051 ▲ +0.38% XRP $1.3177 ▲ +0.7% SOL $79.2400 ▲ +0.34%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Samiti i NATO-s, diskutim për situatën e re në fushën e sigurisë

Përpara mbajtjes së ministerialit dyditor në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi se, shefat e mbrojtjes do të marrin vendime për të trajtuar “mjedisin e ndryshuar të sigurisë”.

“NATO mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet që u japin fund vuajtjeve, arrijnë armëpushimin dhe nisin tranzicionin politik në Siri. Goditjet intensive ajrore të Rusisë, kryesisht kundër forcave të opozitës, po minojnë këto përpjekje, po drejtojnë me dhjetëra mijëra njerëz drejt kufirit me Turqinë, duke e bërë edhe më të keqe krizën e dëshpëruar humanitare. Rritja e aktivitetit ajror rus në Siri shkon dhe në shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s. Në tërësi, ndërtimet e konsiderueshme ushtarake ruse në Siri dhe Mesdheun lindor po zhvendosin ekuilibrin strategjik dhe po ngrenë tensione në rajon”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Aleanca ka rritur praninë ushtarake në rajon dhe parashikohet të marrë vendime për më shumë investime. “Në këtë kuadër merr rëndësi deklarata e SHBA-ve për të shtuar shpenzimet e mbrojtjes për sigurinë europiane”, u shpreh Stoltenberg.

Stoltenberg: Ka rëndësi madhore, sepse rrit fondin për praninë e SHBA-ve në pjesën lindore të Aleancës, por dhe prezencën e SHBA-ve në pjesën tjetër të Europës.

Ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë dhe për mundësinë e përfshirjes së NATO-s në mbështetje të vendeve të prekura nga vala e refugjatëve. Stoltenberg tregoi se, ishte vënë në dijeni për bisedimet e Ankarasë, pas vizitës së Kancelares gjermane Merkel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.