☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.13 ▲4.01%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▼ -1.25% ETH $2,071 ▼ -0.81% XRP $1.3188 ▼ -1.15% SOL $78.5200 ▼ -5.09%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Selimi: Thaçi e pati në skenar dështimin për ushtrinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për media ka thënë se është pritur që presidenti Hashim Thaçi ta tëheq Ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se krejt kjo mund të ketë qenë pjesë e një skenari, për ta bërë FSK-në pjesë të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

“Qeveria e Kosovës dhe pushteti ka mundur ta respektojë ligjin për FSK-në. Ka mundur që FSK të jetë më e armatosur dhe këtë gjë nuk do ta ndalonte asgjë. Ne do të bashkëveprojmë me të gjithë aleatët që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë jo vetëm forcë për vendin, por edhe ndihmë për paqen dhe stabilitetin në botë”.

“Tërheqja e ligjit duket se ka qenë pjesë e skenarit. Ne mund ta themi këtë gjë, sepse e kemi paralajmëruar . Jo rrallë herë në retorikën e pushtetit, e sidomos në atë të Thaçit, është synuar të gjenden fajtorë, ata që kinse nuk i kanë mbështetur. Kjo iniciativë qenka nisur për të dështuar. Përveç që është rrezikuar FSK-ja, kjo çështje mund të shkojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Për aq sa e kemi këtë pushtet, këtë qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri. Duket që është ky kusht i Listës Serbe. E dimë po ashtu që presidenti nuk do të dorëhiqet. Ne megjithatë nuk e kemi harruar këtë gjë”, tha Selimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.