🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,588 ▼ -0.44% ETH $2,053 ▼ -1.45% XRP $1.3099 ▼ -0.69% SOL $79.3000 ▲ +0.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA-Francë: Moska dhe Damasku kundër bisedimeve të paqes

Shtetet e Bashkuara dhe Franca akuzojnë Moskën dhe Damaskun për devijimin e bisedimeve të brishta të paqes për Sirinë.

Vazhdimi i sulmeve ajrore nga ana e regjimit sirian kundër zonave të kontrolluara nga rebelët në një kohë kur në Gjenevë me vështirësi të madhe po planfikohet ulja e palëve në tryezën e negociatave është konsideruar nga Parisi dhe Uashingtoni si minim i përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit disavjeçar.

Forcat e opozitës siriane e kanë bërë të qartë që në fillim se po nuk ndaluan sulmet, nuk do të ketë negociata. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius tha se Damasku dhe Moska po i godasin përpjekjet e paqes me silurë.

Për kryediplomatin amerikan John Kerry, raundet e fundit të bombardimeve dëshmojnë qartë se Bashar al Assad nuk e dëshiron armëpushimin.

“Vazhdimi i sulmeve nga ana e forcave të regjimit sirian, i mundësuar dhe nga bombardimet ajrore ruse mbi zonat e kontrolluara prej opozitës, sinjalizon qartë synimin e gjetjes së një zgjidhjeje ushtarake të situatës, në vend që të tentohet arritja e një kompromisi politik”, deklaroi Kerry.

I derguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura i pezulloi përkohësisht bisedimet e planifikuara të mërkurën, por këmbënguli të sqaronte se ky nuk është as  fundi e as dështimi i nismës. Bisedimet, sipas De Misturës, do të rifillojnë në 25 shkurt.

Që prej shpërthimit të saj në 2011-n, lufta civile siriane ka kushtuar më shumë se 260.000 jetë njerëzish e thuajse se gjysmën e popullsisë së këtij kombi e ka kthyer në refugjate.

Duke përfituar nga kaosi që ka pushtuar vendin, qershorin e vitit 2014 xhihadistët e Shtetit Islamik e shpallën Sirinë “pjesë të kalifatit të tyre”, duke i shtuar konfliktit një dimension të ri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.