🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,598 ▲0.24%
DOW 46,467 ▼0.08%
NASDAQ 21,993 ▲0.52%
NAFTA 112.78 ▲1.11%
ARI 4,696 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,370 ▲ +3.75% ETH $2,145 ▲ +5.57% XRP $1.3460 ▲ +4.37% SOL $82.4600 ▲ +4.45%
S&P 500 6,598 ▲0.24 % DOW 46,467 ▼0.08 % NASDAQ 21,993 ▲0.52 % NAFTA 112.78 ▲1.11 % ARI 4,696 ▲0.35 % S&P 500 6,598 ▲0.24 % DOW 46,467 ▼0.08 % NASDAQ 21,993 ▲0.52 % NAFTA 112.78 ▲1.11 % ARI 4,696 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA – Primaret e fundit në kampin demokrat, Sanders bën fushatë për Clinton

Demokratët e kryeqytetit amerikan, Uashingtonit u thirrën të marrin pjesë në votimin e së martës për të mbyllur procesin e primareve 2016, një proces pa sfida, meqënëse Hillary Clinton është përzgjedhur zyrtarisht javën e kaluar si kandidatja fituese e kampit demokrat për Shtëpinë e Bardhë.

Rivali i saj, senatori i Vermontit Bernie Sanders do të takohet me të në mbrëmje në Uashington, për të nisur zyrtarisht fushatën kundër Donald Trump dhe programin e Partisë Demokrate. Pritet që bisedimet të përcaktojnë modalitetet e sloganit apo të zhvillimit të konventës për zyrtarizimin e emërimit të Clinton që do të zhvillohen nga data 25 deri në 28 korrik në Filadelfia.

“Sekretarja Clinton dhe senatori Sanders kanë vendosur të takohen me ftesën e bërë publike të martën e kaluar nga ana e Clinton. Ajo ka shfaqur entuziazmin e saj me këtë rast për të biseduar për promovimin e angazhimeve te tyre të përbashkëta në favor të axhendës progresiste si dhe për të bashkuar forcat për të ndalur Donald Trump”, deklaroi një anëtar i ekipit të fushatës së Hillary Clinton.

Demokratja Clinton ka të gjitha mundësitë për të shënuar fitore në Uashington, ku përafërsisht gjysma e popullsisë është e komunitetit me ngjyrë, një minoritet që ka vlerësuar gjithnjë kandidaten në mbarë vendin. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 00:00 GMT.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.