SHBA, qeveria kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar 152 milionë dollarë për një projekt për rihapjen e burgut famëkeq Alcatraz në Gjirin e San Franciskos në Kaliforni, në kuadër të një buxheti të propozuar për vitin fiskal 2027.
Sipas Fox News, presidenti amerikan, Donald Trump, propozoi 152 milionë dollarë për të nisur projektin, pjesë e një rritjeje prej 1.7 miliardë dollarësh për sistemin e burgjeve, me synim përmirësimin e pagave dhe adresimin e mungesës së stafit.
Kërkesa buxhetore përfshin fonde për rindërtimin e Alcatraz-it në një burg modern të sigurisë së lartë, duke mbuluar kostot fillestare.
Alcatraz, i mbyllur në vitet 1960 për shkak të kostove të larta, më pas u shndërrua në një atraksion turistik, por mund të rindërtohet si një burg modern i sigurisë së lartë.
Financimi fillestar është propozuar, megjithëse politikanët në Kaliforni janë skeptikë për kostot dhe realizueshmërinë.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti planin “absurd”, duke theksuar se rindërtimi i Alcatraz-it do të ishte një shpenzim i kotë i parave të taksapaguesve dhe një nënvlerësim i inteligjencës së publikut.
Sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare, vendi aktualisht gjeneron rreth 60 milionë dollarë të ardhura si atraksion turistik.
Kërkesa do të duhet të miratohet nga Kongresi i SHBA-së. /os/


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.