🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.62 ▲1.69%
ARI 4,401 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,921 ▼ -1.33% ETH $1,878 ▼ -0.63% XRP $1.0068 ▼ -0.61% SOL $75.8300 ▼ -0.5%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.62 ▲1.69 % ARI 4,401 ▼0.45 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.62 ▲1.69 % ARI 4,401 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Rubio bën thirrje për bashkëpunim global kundër ekstremizmit të majtë

UASHINGTON, 17 korrik /ATSH-DPA/- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump kërkon që vendet e botës të bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm nga krahu i majtë politik, deklaroi dje në mbrëmje sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Duke folur para përfaqësuesve nga 60 vende në Uashington, Rubio tha se lufta kundër terrorizmit ka pasur një “pikë të verbër” – duke nënvlerësuar dhunën ekstremiste, që vjen nga grupet e së majtës ekstreme.

“Sot ende, ideja se terrorizmi i ekstremit të majtë mund të jetë një kërcënim serioz, trajtohet si një fantazi e krijuar nga e djathta ekstreme, ose edhe më keq, si një teori e rrezikshme konspirative fashiste. Por, ky fenomen ekziston dhe ne po e nënvlerësojmë. Plagët e lëna nga këto sulme janë dëshmi e kësaj”, tha Rubio.

Si shembull, ai përmendi sulmin ndaj furnizimit me energji elektrike, në Berlin nga grupi ekstremist i majtë gjerman “Vulkangruppe” (Grupi Vullkani), i cili la dhjetëra mijëra njerëz pa energji për disa ditë.

Sipas Rubio, kjo ishte ndërprerja më e gjatë e energjisë, në kryeqytetin gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sekretari amerikan i Shtetit u bëri thirrje vendeve të punojnë së bashku, për të identifikuar dhe hartëzuar grupet e ekstremit të majtë, si dhe për të forcuar strukturat ndërkombëtare kundër terrorizmit për t’i luftuar ato.

“Është koha që bota e qytetëruar të mbrohet, të qëndrojë e bashkuar kundër kësaj errësire që po afrohet dhe të luftojë për atë që është e jona”, tha ai.

Rubio njoftoi gjithashtu, se seminari i ardhshëm për këtë çështje do të organizohet së bashku me partnerët amerikanë, në Gjermani.

“Koalicioni që po ndërtojmë së bashku, tashmë po jep rezultate dhe sot jemi këtu për të vijuar përpjekjet në këtë drejtim”, shtoi ai.

Administrata amerikane ka shtuar kohët e fundit, masat kundër grupeve që i konsideron ekstremiste të majta.

Në shtator, presidenti amerikan, Donald Trump e shpalli lëvizjen radikale të majtë “Antifa” si organizatë terroriste të brendshme në SHBA.

Në nëntor, në listën amerikane të organizatave terroriste, u shtuan edhe grupi gjerman “Antifa-Ost” dhe tre grupe anarkiste evropiane.

Lista amerikane e terrorizmit përfshin gjithashtu organizata të tjera si grupi islamik palestinez Hamas, rrjeti terrorist al-Qaeda dhe milicia shiite libaneze e mbështetur nga Irani, Hezbollah. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.