☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,444 ▼1.2%
DOW 52,012 ▼1.03%
NASDAQ 25,412 ▼1.82%
NAFTA 80.77 ▲3.18%
ARI 3,978 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $62,921 ▼ -2.21% ETH $1,818 ▼ -3.66% XRP $1.0745 ▼ -3.25% SOL $73.8900 ▼ -3.46%
S&P 500 7,444 ▼1.2 % DOW 52,012 ▼1.03 % NASDAQ 25,412 ▼1.82 % NAFTA 80.77 ▲3.18 % ARI 3,978 ▼0.35 % S&P 500 7,444 ▼1.2 % DOW 52,012 ▼1.03 % NASDAQ 25,412 ▼1.82 % NAFTA 80.77 ▲3.18 % ARI 3,978 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Politika

“Nuk e uroj dot Këlliçin”, demokratja “shpërthen” pas zgjedhjeve në PD: Zgjodhi betejën e gabuar

Irma Marku, kryetare e Degës nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë, ka reaguar për zgjedhjet në forcën politike ku aderon dhe thotë se pavarësisht se e njeh Belind Këlliçin dhe ka qenë bashkudhëtare me të në shumë sfida të partisë më të madhe opozitare, nuk e uron dot për postin e ri.

Në zgjedhjet e djeshme, ai garoi përballë Luçiano Boçit dhe mori votat e demokratëve për të qenë nënkryetari i ri i tyre.

“E njoha nga afër Belind Këlliçin, në ditët më vibrante të historisë së PD-së. Në kohën kur, në sytë e shumëkujt, Partia Demokratike po jetonte agoninë e saj të fundit, për ne që ishim pjesë e antitrupave imunitarë të saj, ajo ethe e lartë ishte shenjë jete.

Belindi ishte një i ri i formuar, energjik dhe bashkëpunues. Fitues dhe motivues në shumë sfida të mëhershme, ai mbajti mbi supe peshën e Kuvendit më të rëndësishëm të demokratëve, 11 Dhjetorin e 2021-it.

Shumë shpejt u pa si një pasues i denjë, i pranueshëm nga të gjithë dhe, në rrethana normale, i destinuar të merrte votën e demokratëve.

Vinim nga trauma e rëndë e pranimit të një figure si Lulzim Basha, shpesh kundër instinktit politik të demokratëve. Belindit i duhej vetëm kohë, të forconte fibrën ideologjike, të piqej politikisht dhe të rritej bashkë me përgjegjësinë që e priste”, shkruan Irma Marku.

Kryetarja e Degës nr.2 në Tiranë, thekson se dje, Belind Këlliçi ka bërë zgjedhjen e gabuar duke garuar përballë një intelektuali si Luçiano Boçi, i cili sipas Irma Markut, është një nga figurat më përfaqësuese të asaj partie. Dhe sipas saj, një garë e tillë nuk mund ta zvogëlonte Luçianon dhe nuk mund ta zmadhonte Belindin.

Irma Marku shton se si një lider në ngjitje, Belindi duhet të kishte garuar përballë Flamur Nokës, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, sepse ai është vendi ku një brez i ri mund të kërkonte hapësirën e vet.

“Belindi duhej të kishte zgjedhur një tjetër betejë, atë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Aty ishte prova e një lideri në ngjitje. Aty ishte vendi ku një brez i ri mund të kërkonte hapësirën e vet. Aty ishte sfida që do ta rriste, pavarësisht rezultatit.

Sepse në politikë ka humbje që të rrisin dhe fitore që të zvogëlojnë. Dje fitoi Flamur Noka dhe humbi Belind Këlliçi.

Përtej ovacioneve me frena dore të Doktorit dhe entuziazmit ceremonial, kjo nuk është thjesht stanjacion apo pezulli. Është simptomë e një organizmi politik që ka filluar të ngatërrojë qetësinë me shëndetin.

Për këtë arsye nuk mundem ta uroj Belindin, as katër-pesë emrat e tjerë “fitues” ndër ujin pa kripëra të ditës së djeshme. P.S. Unë dhe Doktori e dimë mirë se çfarë i ndodh një trupi që nuk bën temperaturë kur e ka pushtuar infeksioni”, përmbyll ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.