⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.34% ETH $2,241 ▲ +0.04% XRP $1.1614 ▼ -2.62% SOL $89.7400 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Sulm me thikë në Nju Jork, policia qëllon për vdekje autoren

– Një ngjarje e rëndë dhe e dhunshme ndodhi dje pasdite në “Times Square”, në zemër të Nju Jorkut, ku një grua e armatosur me dy thika sulmoi rastësisht dy persona, raportoi “CBS News”.

Njëra prej viktimave humbi jetën, ndërsa autorja e dyshuar u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas Policisë së Nju Jorkut (NYPD), ngjarja ndodhi rreth orës 16:24–16:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Seventh Avenue” dhe “West 43rd Street”.

Autorja e dyshuar, e identifikuar si Pamela Cisneros, 49 vjeçe, nga Queens, dyshohet se fillimisht sulmoi me thikë një burrë 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga metroja.

Vetëm pak sekonda më vonë, ajo sulmoi një grua 32-vjeçare. Sulmet, sipas policisë, ishin të rastësishme dhe të paprovokuara.

Gruaja 32-vjeçare u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Burri i plagosur ndodhet në spital dhe raportohet në gjendje të stabilizuar.

Policia ndërhyri menjëherë dhe i kërkoi gruas të hidhte thikat.

Sipas autoriteteve, oficerët u përpoqën për disa minuta ta bindnin të dorëzohej dhe përdorën edhe “Taser”, por pa sukses.

Kur ajo vazhdoi të afrohej drejt policëve me dy thikat në duar, dy efektivë hapën zjarr.

Cisneros u dërgua në spital, ku më vonë u konfirmua vdekja e saj.

Policia ka deklaruar paraprakisht se nuk ka shenja që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivin e sulmit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.