☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.76 ▼6.11%
ARI 3,957 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,902 ▼ -0.07% ETH $2,287 ▲ +0.94% XRP $1.2545 ▲ +0.14% SOL $94.3700 ▼ -0.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarri ‘përpin’ pyjet e Matit, situatë kritike në Ulëz, rrezik edhe për banorët dhe gjënë e gjallë! Kërkohet ndër

Situata nga zjarret në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike.

Prej tre ditësh, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të zonës në Lundre dhe masivin pyjor të Trodhenit.

Gjatë natës së mbrëmshme, flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në fshatin Madhesh, duke rrezikuar fermat dhe gjënë e gjallë.

Sipas banorëve të zonës, në një fermë ndodhen rreth 250 lopë, si dhe një numër i konsiderueshëm bagëtish të imta, kryesisht dele e dhi, dhe disa koshere bletësh. Zona është mbuluar nga tymi i dendur, ndërsa raportohet se disa krerë bagëtish nuk janë gjetur që prej nisjes së zjarrit.

Pavarësisht ndërhyrjes së një helikopteri prej dy ditësh dhe angazhimit të forcave të shumta në terren, flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit. Raportohet se deri më tani janë djegur qindra hektarë pyje, me pisha, dushqe dhe lloje të tjera bimësie.

Banorët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente dhe më shumë mjete ajrore, pasi zjarri po përparon drejt territorit të Krujës, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.