Bota

Shënim– Valët gravitacionale të parashikuara nga Ajnshtajni

bNga Jean Louis Santini

Pascale Mollard Chenebenoit

Shekncëtarët shpallën sot detektimin e parë të drejtpërdrejtë të valëve gravitacionale, një përparim madhor në fizikë që hap një dritare të re mbi universin dhe misteret e tij.

Ky zbulim, që u publikuar gjatë një konference për shtyp në Uashington, konfirmon një parashikim kyç të Albert Ajnshtajnit në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm të prezantuar një shekull më parë.

“Ne kemi detektuar valë gravitacionale, ne ia arritëm”, deklaroi nën duartrokitje, David Reitz, një fizikant i “Caltech” (California Institute of Technology), drejtor i observatorit “Ligo” (Laser Interferometer Gravitational-wave Observatory) që mundësoi këtë vëzhgim më 14 shtatorin e kaluar në përfundim të 50 viteve përpjekje.

“Ky detektim është fillimi i një epoke të re, ajo e astronomisë së valëve gravitacionale që tashmë janë bërë një realitet”, theksoi Gabriela Gonzalez, zëdhënëse e ekipit “Ligo”, profesoreshë e astrofizikës në Universitetin e shtetit të Luizianës.

“Me këtë zbulim, njerëzimi hidhet në një ndjekje të mrekullueshme për të eksploruar vendet më ekstreme të universit, ku objekte dhe fenomene janë formuar me deformimin e hapësirës dhe kohës”, shtoi Kip Thorne, profesor i fizikës teorike në “Caltech”. “Përplasja e dy vrimave të zeza dhe valët gravitacionale janë shembulli ynë fantastik i kësaj aventure të re”, tha ai.

France Cordova, drejtoreshë e “National Science Foundation” (Fondacioni Kombëtar Shkencor), që financon laboratorin “Ligo”, shpjegon se “ky vëzhgim shënon fillimin e një fushe krejt të re të astrofizikës, të krahasueshme me momentin kur Galileo drejtoi për herë të parë teleskopin nga qielli në shekullin e XVII”.

Valët gravitacionale janë prodhuar nga turbullime të lehta të pësuara nga struktura hapësirë-kohë nën efektin e zhvendosjes së një objekti me masë të madhe, pak a shumë si deformimi i një rrjete kur vendosim një peshë. Ato përhapen me shpejtësinë e dritës dhe asgjë nuk i ndalon.

Vrimat e zeza

Për këtë zbulim, fizikantët përcaktuan se valët gravitacionale të detektuara në shtator janë formuar në fraksionin e fundit të sekondës para fuzionimit të dy vrimave të zeza, objekte me densitet të lartë ende të mistershme.

bbMundësia e përplasjes mes dy trupash të tillë është parashukuar nga Ajnshtajni por ky fenomen, shmbull ekstrem i gravitetit, nuk ishte vëzhguar më parë.

Sipas teorisë së relativitetit, një çift vrimash të zeza në orbitë njëri rreth tjetrit humbet energji, duke prodhuar valë gravitacionale. Janë këto valë që u detektuan më 14 shtator 2015 në orën 16:51 GMT. “Një moment i pabesueshëm, nuk mund ta besoja, ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, u shpreh David Reitze.

Analiza e të dhënave mundësoi të përcaktohej se këto dy vrima të zeza janë bashkuar rreth 1,3 miliardë vite më parë. Ishin 29 dhe 36 herë më masive se sa dielli ynë, me një diametër prej vetëm 150 kilometrash.

Tashmë dimë se burimi i këtyre valëve ndodhej në hemisferën jugore të qiellit madje detektorët arritën të mundësojnë një lokalizim edhe më preçiz.

“Aplikimi i parë që shohim është për vrimat e zeza, pasi ato nuk emetojnë dritë dhe nuk do të mund t’i shikonim pa valët gravitacionale”, theksoi astrofizikanti, David Shoemaker, përgjegjës i “Ligo” në “Massachusetts Institute of Technology” (MIT), duke vënë në dukje gjithashtu se ende nuk dihet se si këto objekte, që ndodhen në qendër të gati çdo galaktike, zmadhohen.

Eksplorimi i universit

“Valët gravitacionale mund të ndihmojnë të shpjegojnë formimin e galaksive”, mendon David Shoemaker.

“Graviteti është forca që kontrollon universin dhe fakti që mund të shohim këto valë na mundëson të shohim fenomene të kozmosit nga më shkatërrimtaret dhe themelueset, që janë gati të pavëzhgueshme me forma të tjera”, theksoi Tuck Stebbins, shef i laboratorit të Astrofizikës Gravitacionale në qendrën Goddard të NASA-s.

Fakti që mund të detektojmë këto valë që lëvizin pa u panguar për miliarda vite bën të mundur që të arrijmë në të mijtën e sekonëds të parë të Big Bang.

“Zbulimi i fundit i kësaj rëndësie është bërë në vitin 1888, kur Heinrich Hertz detektoi valët radio të parashikuara nga ekuacioni i James Clerk Maxwell mbi elektromagnetizmin në vitin 1865”, shkruan profesori i fizikës James Tom McLeish, i Royal Society në Londër dhe i Universitetit Durham.

Një provë indirekte e ekzistencës së valëve gravitacionale ishte prodhuar nga zbulimi në vitin 1974 të një pulsari (një objekt qiellor, mendohet të jetë një yll prej neutroni, që lëshon një mijë pulses për sekondë si dhe valë radio dhe rrezatim elektromagnetik shën. i pëkth.) dhe një ylli prej neutronesh që vinin rrotull njëri tjetrin me një shpejtësi shumë të madhe, nga Russel Hulse dhe Joseph Taylor. Për këtë zbulim ata morrën çmimin Noble të fizikës në vitin 1993.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button