☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,315 ▼ -1.12% ETH $2,098 ▼ -0.22% XRP $1.3247 ▼ -1.02% SOL $79.3200 ▼ -4.53%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Shërbesë përkujtimore për viktimat e sulmeve në Paris

Një shërbesë përkujtimore po mbahet në Francë për 130 viktimat e sulmeve të dy javëve më parë në Paris.

Rreth 1.000 persona janë mbledhur në qendër të Parisit për ceremoninë e organizuar me këtë rast. Mes tyre është edhe vetëpresidenti François Hollande, titullarë të tjerë, të mbijetuar të sulmevesi dhe të afërm të viktimave. Një minutë heshtje është mbajtur në nder të atyre që humbën jetën nga episodet e dhunës, vepër e militantëve të Shtetit Islamik, ndërsa emrat e secilit prej viktimave u lexuan me zë të lartë.

Sulmet e koordinuara të 13 nëntorit ishin më të rëndat në historinë e Francës së ditëve tona. 350 vetë mbetën të plagosur, një pjesë e të cilëve rëndë. Presidenti Hollande i kërkoi qytetarëve në të gjithë vendin të marrin pjesë në këtë event, duke vendosur në shtëpitë e tyre flamurin kombëtar, një gjest simbolik që tregon se në këtë mënyrë të gjithë francezët do të bëhen pjesë e ceremonive të sotme.

Disa familjarë të viktimave nuk pranuan megjithatë të jenë në shërbesën e mbajtur në kompleksin e madh që strehon muzeun ushtarak dhe varrin e Napoleonit. Një prej tyre tha për mediat vendase se arsyeja e refuzimit është bindja e tyre se autoritetet nuk bënë mjaftueshëm për ta mbajtur vendin pas valës së mëhershme të sulmeve këtë vit, që duhet të shërbente si paralajmërim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.