☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 103.79 ▲3.67%
ARI 4,704 ▼2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,240 ▼ -1% ETH $2,097 ▲ +0.14% XRP $1.3260 ▼ -0.79% SOL $79.4100 ▼ -4.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.79 ▲3.67 % ARI 4,704 ▼2.27 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.79 ▲3.67 % ARI 4,704 ▼2.27 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Sherr pas ndeshjes Barça-Espanyol. Lojtarët, njëri-tjetrit: Do ju shqyejmë!

bbbbbNdeshja e vajtjes e 1/8-ve të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Espanjolit nuk pati një fund të lumtur. Lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr masiv kur po dilnin nga fusha e lojës, pas mbarimit të ndeshjes që pa fitimtarë “blaugrana“-t me rezultatin e thellë 4-1. 
Në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, sipas mediave spanjolle, ka pasur ofendime dhe shprehje të tilla si “do ju shqyejmë“. Mendohet se lojtarët e Barcelonës që ishin më aktivët në këtë sherr ishin Busquets, Mascherano, Pique dhe Suarez.  

Gerard Moreno i Espanjolit e shpjegoi kështu sherrin: “Kur po futeshim në dhomat e zhveshjes po na prisnin disa lojtarë të Barcelonës. Na provokuan dhe është normale që të ketë shkëndija në këto raste“. Përgjatë 90 minutave të lojës, Messi me shokë u ankuan për ndërhyrjet e parregullta të lojtarëve të Espanjolit dhe pati shumë zënka edhe në fushën e lojës. Espanjoli e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Hernan Perez dhe Diop.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.