Ekonomia

Shitblerja e energjisë, ERE miraton kontratën e re për marrëdhënien mes KESH dhe OSHEE

Për të paktën tre muaj Enti Rregullator i Energjisë (ERE) u përfshi në diskutime për të gjetur dakordësi mbi marrëdhënien e re që do të kenë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) duke e finalizuar këtë në një kontrate të re tip. Javën e parë të qershoritky Ent ka arritur të miratojë këtë kontratë e cila ka fuqi për periudhën nga 1 janari 2018 deri në 31 dhjetor 2018. Procesi në vetvete duket se nuk ka qenë i lehtë për kompanitë publike pasi në arbitrim ERE ka thërritur edhe Ministrinë për Infrastrukturën dhe Energjinë, Autoritetin e Konkurrencës si dhe USAID. Në finale, pasi KESH dhe OSHEE kanë prezantuar kërkesat e tyre  Enti ka vendosur që të pranojë pjesërisht propozime nga të dyja palët. Por çfarë ka sanksionuar kontrata e Re?

Sasia e kontraktuar

“Blerësi, brenda afateve të përcaktuara nga Shitësi, është i detyruar të konfirmojë mbi mundësinë që ka për të pranuar energjinë e ofruar nga Shitësi sipas parashikimeve në pikën 2. Ne rast se Blerësi, brenda afateve të përcaktuara nga Shitësi, nuk konfirmon mbi mundësinë që ka për të pranuar energjinë e ofruar nga Shitësi sipas pikës 2, oferta quhet e refuzuar” thuhet në kontratë. Kjo do të thotë që OSHEE duhet të respektojë afatet e konfirmimit të energjisë së ofruar nga KESH në të kundërt oferta quhet e refuzuar dhe KESH mund të shesë tepricën në tregun e lirë.

Parashikimi i sasisë së energjisë

Kontrata e re parashikon gjithashtu se OSHEE duhet që brenda 7 ditësh nga data e livrimit t’i dërgojë KESH-it gjithë të dhënat që lidhen me parashikimin e ngarkesës për muajin pasardhës me bazë javore/ditore të ngarkesës. Po kështu blerësi jo më vonë se dita e mërkurë e çdo jave, do ti dërgojë Shitësit gjithë të dhënat që lidhen me parashikimin e ngarkesës së klientëve fundorë për javën në avance me bazë ditore/orare të ngarkesës.

Të drejtat dhe detyrimet e palëve

Një pikë tjetër e rëndësishme është ajo e marrëdhënies që do të ketë KESH me OSHEE në rastet e mbiprodhimit të energjisë. KESH mund të kërkojë nga shpërndarja që të rrisë sasinë e energjisë që merr nga gjenerimi por në rast se nuk arrihet dekoruesi kalendari që zbatohet është ai i dakordësuar në fazën e parë.

“Shitësi do të livrojë dhe blerësi do të pranojë sasinë e energjisë elektrike të konfirmuar nga shitësi për blerësin sipas parashikimeve në pikën 2, 3 dhe 4, ose sasitë e rëna dakort me shkrim midis Shitësit she Blerësit. Në rast se nuk do të ketë dakortësi midis palëve, atëherë do të jetë programi i konfirmuar nga shitësi ai që do të zbatohet” thuhet në kontratën e re tip.

Zhdëmtimet dhe kompensimet

Një pikë e rëndësishme e kontratës është ajo që lidhet me zhdëmtimet dhe kompensimet, pra çfarë ndodh kur prodhimi I KESH nuk I përgjigjet kërkesës së OSHEE dhe parashikimit të rënë dakord. Kontrata parashikon si rastet kur mungesa e performacës është nga shitësi ashtu edhe kur ajo vjen nga blerësi.

RASTI I MOS-PERFORMANCËS NGA ANA E SHITËSIT: Në atë shkallë që Shitësi (“Pala Livruese”) nuk i konfirmon Blerësit te gjithë sasinë mujore/javore/ditore të përcaktuar në pikën 1, të nenit 2 të Kontratës por në çdo rast jo më shumë se sasia e nevojshme për furnizimin e klientëve fundorë që përfitojnë nga shërbimi universal I furnizimit dhe kjo paaftësi nuk shfajësohet nga një ngjarje e Forcës Madhore ose nga mos-performanca e Palës tjetër, Blerësi (“Pala Pranuese”) ka të drejtën e një kompensimi për sasinë e energjisë elektrike që rezulton si diferencë ndërmjet sasisë së përcaktuar në pikën 1 të nenit 2 dhe asaj të konfirmuar/nominuar sipas parashikimeve te nenit 4. Në rast se kjo sasi nuk do të plotësohet, atëherë do të kompensohet sipas nenit 5 të VKM – së nr. 244, datë 30.03.2016, i ndryshuar.

RASTI I MOSRESPEKTIMIT NGA ANA E BLERËSIT: Në atë shkallë që programet e dërguara nga Blerësi dhe të konfirmuara nga Shitësi në lidhje me sasinë e energjisë elektrike për muajin përkatës, në përputhje me parashikimet e nenit 4 dhe 5, rezultojnë më të ulëta se sasia e parashikuar në pikën 1 të nenit 2, atëherë shitësi për efekt të llogaritjes së sasisë vjetore të energjisë elektrike në kuadër të detyrimit për shërbim publik, konsiderohet se ka përmbushur detyrimin për periudhën ne fjalë në sasinë e përcaktuar në pikën 1 të nenit 2 të kësaj kontrate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button