☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.57% ETH $2,059 ▲ +1% XRP $1.3143 ▲ +0.41% SOL $79.9500 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri-Itali, llogari të hapura

Barazimi 1-1 i Italisë me Maqedoninë mbrëmjen e shkuar, ka komplikuar akoma më shumë situatën e “axurrëve” për kualifikim në “play off”-in e Botërorit Rusi 2018-të.Tashmë skuadra e Venturës do të vijë në Shkodër ende me llogari të pambyllura. Megjithatë shansi i tyre për kualifikim mund të mbyllet edhe mbrëmjen e sotme, kur Bosnja do të përballet me Belgjikën e  kualifikuar. Në rast fitoreje të Bosnjes, gjithçka është e hapur, por në rast fitoreje të belgëve, Italia mbyll llogaritë pa mbërritur në Shkodër.

Këto llogari bëhen pasi nga 9 grupe eliminatore, në fazën e “play off”-it shkojnë 8 vende të dyta dhe e dyta me rezultatin më të dobët, duke i hequr pikët e fituara me të fundit e grupit, eliminohet edhe nga “play off”-i.

Gjithsesi, për Shqipërinë situata mbetet jo shumë pozitive për ndeshjen e së hënës. Humbja me Spanjën, përpos rezultatit që nuk është katastrofik duke patur parasysh kundërshtarin, nxori në pah gabime të tjera të trajnerit me formacionin, ashtu si edhe në ndeshjen me Maqedoninë. Lajmi jo i mirë i largimit të Xhakës dhe Llullakut pas kartonëve në ndeshjen me Spanjën, balancohet me rikthimin e Mavrajt, Kukelit dhe Roshit për takimin ndaj “axurrëve”.

Aktualisht, Shqipëria mbetet me objektivin e arritur edhe pse jo matematikisht, Izraeli me një pikë larg kur ka edhe një ndeshje për të zhvilluar mban ende llogaritë e hapura. Ata ndeshjen e fundit do ta luajnë me Spanjën në shtëpinë e tyre, por këta të fundit shkojnë si të kualifikuar, ndërkohë që Shqipëria do të luaj me Italinë që minimumi i duhet një barazim për të mbyllur kualifikimin.

Një situatë kaotike kjo në përfaqësuesen kuqezi, që po kalon një tranzicion jo të lehtë nga De Biasi tek Panucci, i cili ende nuk ka arritur të konsolidojë një formacion bazë, i kushtëzuar në këto ndeshje të fundit edhe nga mungesat prej kartonëve apo dëmtimeve. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet më 9 tetor në “Loro Borici” në Shkodër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.