🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,562 ▼ -3.63% ETH $2,046 ▼ -4.84% XRP $1.3144 ▼ -3.38% SOL $79.0100 ▼ -6.53%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Turqi, synohet nxitja e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

turk21Përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptarë të kryesur nga Presidenti i KASH-it,  Enver Ferizaj, zhvilluan ditët e fundit, një takim zyrtar me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar dhe atasheun tregtar turk, Muharrem Can, për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Pika kryesore që përbën edhe një risi në marrëdheniet mes dy vendeve  ështe  organizimi siç ambasadori turk e cilesoi, i takimeve të përbashkëta mes KASH-it dhe përfaqësuesve tregtarë në ambasadën turke, si referencë në zgjidhjen e cështjeve të ndryshme që shërbejnë zgjerimit tregtarë mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Ambasadori turk, kërkoi nga KASH evidentimin e hallkave dhe problemeve që ka në fushën e tregtisë mes dy vendeve, me qëllim rritjen e prezencë së mallrave shqiptare në Turqi dhe anasjelltas. Ky takim është në vazhdën e rrugës së përbashkët  për thellimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe vendosjen e piketave të partneritetit strategjik, që konsiston në ngritjen e grupeve të përbashkëta në fushën e agrobiznesit, rritjen e asistencës dhe partneritetit,  për trajnimin dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira në fushën e bujqësisë.

Një pikë tjetër e bashkëbisedimit ishte konsensusi për realizimin e panaireve të përbashkëta Shqiptaro-Turke në fushën e bujqësisë si dhe pjesëmarrja e bizneseve shqiptare në panairet që organizon Turqia dhe anasjelltas. Presidenti Ferizaj nga ana e tij, shprehu kënaqësinë dhe gadishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dhe vuri theksin në rëndësinë e këtij takimi për vendosjen e themeleve të shëndosha në këtë bashkëpunim me agrobiznesin shqiptar.

Marrëveshja që nënshkruam me Bursën e Izmirit, tha Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, ishte një risi në zhvillimin e konkretizimin e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi në fushën e bujqësisë.

Ndërsa kreu i agrobiznesit  shtoi se bujqësia shqiptare është ende e pa përgatitur për tju përgjigjur kërkesave të Bursës . Bujqësia sot po përjeton një organizim drejt formalizimit cka do ti shërbeje të ardhmes progresive drejt tregjeve të huaja.  Dokumenti, i cili do të formalizojë së shpejti dhe do të jetë objekt i diskutimit të përbashkët në niveli institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë për eksportet bujqësore në Bursën e Izmirit, do të përcaktojë një rrugë më cilësore të këtij bashkëpunimi me interes  të ndërsjellë,

Ky projekt e ri me Bursën e Izmirit synon të vendosë krijimin e një mekanizmi të ri të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.