🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.90 ▲7.77%
ARI 4,648 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,398 ▼ -3.25% ETH $2,044 ▼ -4.32% XRP $1.3118 ▼ -2.92% SOL $79.1800 ▼ -5.08%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.89 ▲7.76 % ARI 4,648 ▼3.43 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.89 ▲7.76 % ARI 4,648 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Shqipëri-Zvicër përfundon 0-1, Cana ndëshkohet me karton të kuq

E nisim jo me këmbën e duhur debutimin në Europian. Mposhtemi sërish nga Zvicra dhe sërish nga një gabim i joni që në minutatat e para të takimit.
Një gol i Schar në minutën e 5 të takimit ishte vendimtar. Mbrojtësi devijoi në port një top të ardhur nga goditja e këndit. Më pas Shqipëria tentoi të reagonte, duke krijuar edhe disa raste të pastra për shënim. Sadiku ishte i vetëm me portierin  zviceran, por gaboi para portës.
Kur ishin momentet më të mira tonat, nga një kundërsulm i zviceranëve, kapiteni Cana rrëshqet në hyrje të zonës sonë dhe e prek topin me dorë. Arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë largohet nga loja me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak, tentuan të reagojmë në 45 minutat e dyta dhe patëm mundësi të shkëlqyra për shënim. Sadiuku e më pas Gashi gabuan ndërsa ishin të vetëm me portierin e Zvicrës.

Gianni de Biasi: Shqipëria edhe më tej ka shanse për ta kaluar grupin

 “Lufta vazhdon. Humbëm raundin e parë, nga tre të mundshëm. Na mbeten edhe dy ndeshje, që duhet të mundohemi ti shfrytëzojmë sa më mirë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se luajmë ndaj kundërshtarë të vështirë. Megjithatë, duhet të luajmë ashtu si në pjesën e dytë të sfidës me Zvicrën”, ka deklaruar De Biasi. Kujtojmë se ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon me Francën, derisa mbyll fazën e grupeve me Rumaninë

Rama: Meritonim të paktën barazimin

Pas përfundimit të ndeshjes, ku kombëtarja e Shqipërisë humbi me rezultatin 1:0 ndaj Zvicrës, kryeministri Edi Rama ndihet i keqardhur që kombëtarja jonë doli pa pikë në këtë ndeshje. Në një postim në Twitter, Rama thotë se edhe pse me një lojtarë me pak, pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës, Shqipëri meritonte të paktën barazimin.

Duka ia lë fajin presionit për golin në minutat e parë kundër Zvicrës

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se djemtë e Kombëtares e dashurojnë fanellën dhe kjo bëri që ata të mos lirohen nga emocionet. “Çunat tanë e dashurojnë shumë më shumë fanellën dhe nuk arritën që në minutat e para të çlirohen nga emocionet. Ata e ndjenë peshën e fanellës, dhe ranë në presion sidomos në 15 minutat e para. Nuk besoj se një skuadër mund të luajë më mirë se kaq me 10 lojtarë në fushë”, tha Duka për Supersport.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.