🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.07 ▲7.94%
ARI 4,652 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,455 ▼ -2.9% ETH $2,038 ▼ -4.31% XRP $1.3086 ▼ -3.08% SOL $78.8600 ▼ -5.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.07 ▲7.94 % ARI 4,652 ▼3.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.07 ▲7.94 % ARI 4,652 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëria, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Xhaçka voton në Asamblenë e Përgjithshme

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB nisi votimi për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka votoi sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Shqipëria paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Europës Lindore.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. Kjo është tentativa e dytë e Shqipërisë për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Në vitin 1995, Shqipëria nuk mundi të merrte një mandat 2-vjeçar, siç po përpiqet kësaj here. Vendi ynë nuk ka rival në këtë garë, pasi është propozimi i vetëm i vendeve të Evropës Lindore. Kujtojmë se votimi do të jetë i fshehtë. Që Shqipëria të bëhet pjesë, i duhet 2/3 e votave të anëtarëve.
Për sa i përket përfitimeve, nëse bëhet anëtare, Shqipëria do të ketë një prestigj të jashtëzakonshëm, në tryezën e Këshillit të Sigurisë, ku ulen fuqitë më të mëdha të botës. Për sa i përket ndikimit që do të ketë për Kosovës kjo ngjarje e rëndësishme, Shqipëria mund të ndihmojë sa herë që Kosovës do t’i duhet të ngrejë çështje të caktuara në Këshillin e Sigurimit dhe në OKB.

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara perbehet nga 15 vende, ku 5 shtete jane te perhereshme dhe 10 te tjera jane antare jo te perhereshme.

Anetare te perhereshme jane SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.