Shqipëria fitoi 2 me 0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatorët e Euro 2020. Pas takimit ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja ku u shpreh i kënaqur me lojën dhe fitoren.
“Na duhej fitorja, luajtëm mirë, e arritëm dhe morëm rezultatin që meritonim. Në qoftë se s’do të fitonim do të kishim frikë për të ardhmen”- tha italiani.
Minuta e 92-të e takimit Shqipëri-Moldavi dhe kuqezinjtë kanë siguruar fitoren pas golit të dytë të shënuar nga Ylber Ramadani, një eurogol i ish-mesfushorit të Partizanit.
Minuta e 65-të e ndeshjes dhe më në fund Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë. Ka shënuar Sokol Cikalleshi pas një inkursuoni në të majtë të Odise Roshit. Dy ndërrimet fituese të trajnerit Reja japin efekt
Minuta e 23-të e ndeshjes Kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës dhe shtyjnë para për të gjetur rrugën e golit të parë. Hysaj ka pasur një moment ideal shënimi pas harkimit nga e majta e Lenjanit. Në minutat 23-24 Armando Sadiku ka shkuar dy herë pranë golit, por i pafat cërrikasi
Ora 20:25- Nis sfida ndaj Moldavisë, Kombëtarja do fitoren e dytë në grup
Ka startuar në këto çaste në “Elbasan Arena” ndeshja e katërt në grupin H për Shqipërinë, ajo ndaj Moldavisë. Skuadra kuqezi kërkon suksesin e dytë në grup, ndërsa Edi Reja fitoren e parë në drejtimin e Shqipërisë. Reja ka bërë ndryshime thelbësore në formacion, ndërsa nuk ka një interesim të madh të tifozërisë për këtë 90 minutësh.
Me këtë fitore Shqipëria shkon në 6 pikë duke u rënditur në vendin e 4.