🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲0%
ARI 4,562 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,359 ▲ +0.12% ETH $2,190 ▲ +0.31% XRP $1.4213 ▲ +0.41% SOL $86.8400 ▲ +0.27%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
18 May 2026
Breaking
Opinion

Shqipëria nuk është Siberi?!

Nga IVA GRILLO

‘Nuk ka nevojë të alarmohet njeri -thotë Kryeministri shqiptar…se nuk jemi bërë akoma si Siberia’.

Sot, ka vdekur në burg në rrethana të pasqaruara, në moshën 47-vjeçare, lideri opozitar rus.

Koha do të zbardhë ngjarjen, por ajo që dihet është se Navalni ishte rivali kryesor i Putin dhe dekada e fundit ka qenë një kalvar i vërtetë politik dhe njerëzor për të derisa përfundoi i vdekur në një burg të Arktikut.

Shqipëria vërtet mund të jetë larg rrethit Arktik dhe Siberisë, por nuk është dhe aq larg praktikave që ndiqen nga regjimi autokratik për të neutralizuar rivalet politikë dhe ata që rrezikojnë aferat e klanit në pushtet.

Lideri opozitar, zoti Berisha është në arrest shtëpie që nga dhjetori i 2023, me një proces ligjor qartazi të manipuluar dhe të orkestruar nga pushteti.

Objektivi: izolimi i tij nga opozitarizmi në terren e në parlament dhe paralizimi i luftës opozitare.

Kandidati fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë, zoti Beleri ndodhet i burgosur për një periudhë pothuajse 1-vjeçare tashmë, në një proces ku thuhet se edhe provat nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha duke iu mohuar e drejta për të bërë betimin për detyrën e marrë, siç e kërkon ligji.

Objektivi: mbajtja me dhëmbë e pushtetit lokal të Himarës me qëllim vazhdimin e aferave korruptive në zonën e Bregut.

Në të dyja këto arrestime, ka një emërues të përbashkët: kërcënimi publik që u është bërë atyre direkt dhe indirekt nga kryeministri shqiptar, si dhe presioni publik që i është bërë organeve të drejtësisë nga kolltuku kryeministror, me qëllim që drejtësia ti heqë pushtetit këdo që ai e konsideron ferrë nëpër këmbë.

Në kuadër të kësaj lufte të ashpër politike, është arrestuar me motive qesharake edhe zoti Jamarbër Malltezi, midis të tjerash edhe si një nga denoncuesit e aferës më të madhe korruptive që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar në shekullin e kaluar.

Kryeministri Rama tenton të intimidojë Evropën dhe organizmat e saj duke u përmendur drejtësinë, sponsor të së cilës ata janë edhe vetë.

Por duket se drejtësia e re është si ajo monstra qe i ka dalë jashtë kontrollit mjeshtrit që e krijoi.

Historia ka treguar (siç tregon dhe rasti i liderit opozitar rus) se kur pushteti përqendrohet në të njëjtat duar, drejtësia nuk është gjë tjetër veçse një mjet i vendosjes së drejtësisë ‘hyjnore’ që preokupon kokën e ekzekutivit me pushtet të pakufizuar.

A ka nevojë që shqiptarët dhe Evropa të presin më shumë prova për të kuptuar se ndonëse Shqipëria nuk është Siberi, demokracia shqiptare po përjeton një dimër të acartë…jo dhe aq larg ‘acareve’ dhe ngjarjeve tragjike që shohim të ndodhin në arktik…

Çfarë presim?

Të na vdesin opozitarët të burgjeve?

1 Koment

  • Kalifa ja. 18 February 2024, 05:53

    Navalni nuk ishte hajdut kriminel,vrases i pa mëshirshëm. Ashtu si mostra qe cirret nga ballkoni përball modelit qe krijoi vet.
    Gjithashtu nuk ishte hajdut dhe mashtrus si pushtet mbajtesi.Behuni qoft edhe per nje shkrim qe te kall daten t'a lexosh per mesazhin qe percjell te kujdesshem.Keshtu nuk i sherbeni shoqërisë me cfaqe te nje servilizmi te flliqur.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.