☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,315 ▼ -1.12% ETH $2,098 ▼ -0.22% XRP $1.3247 ▼ -1.02% SOL $79.3200 ▼ -4.53%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqiptari krijon aplikacionin e së ardhmes që fuqizon ekonominë kanadeze

Dardan Isufi është një prej sipërmarrësve shqiptarë nën 30 vjeç të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, i cili ka emigruar në Kanada në vitin 1998, gjatë Luftës së Kosovës, kur ishte ende dy vjeç.

Qeveria e provincës e Kebekut, në Kanada ka miratuar aplikacionin  e tij si një alternativë për transportin  të quajtur “Eva” si një nga shërbimet publike të qytetit.

I kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, ai thotë se prezantimi i aplikacionit përballë Asamblesë Kombëtare të Kebekut, shërbeu edhe si reflektim mbi të ardhmen e lëvizjes automobile në Kebek.

“Ëndrra jonë është të decentralizojmë teknologjinë, të sigurojmë anonimatin e të dhënave dhe të drejtën e privatësisë. Ne duam t’i kthejmë fuqinë popullit, për t’i fuqizuar ato. Me teknologji të reja, është e mundur për të ndryshuar botën në të cilën jetojmë më shpejt dhe me të gjithë të huajt”, thotë Isufi.

Me një logo në të zezë dhe ngjyrë ari, EVA tashmë është pjesë e automjeteve me më shumë se 100 shoferë, disa prej të cilëve punojnë edhe për Uber, si kontraktorë të pavarur.

Lancimi i EVA-s, vjen pasi kompanitë e taksave të Kebekut ballafaqohen me trazirat e pashembullta, ndërsa qeveria e Provincës do të vlerësojë rikonceptimin e rregullave të industrisë.

Ndërsa Eva është e përqendruar në rritjen e konsumatorëve në zonën më të madhe të Montrealit, themeluesit e saj tashmë kanë vendosur pamjet e tyre në zgjerimin e operacioneve në Kebek dhe Gatineau për vitin 2019.

Uber dhe EVA, momentalisht lejohen të operojnë në Kebek si pjesë e një projekti pilot të autorizuar nga Qeveria.

EVA është ideja e dy të sapodiplomuarve: Raphael Gaudreault, inxhinier kompjuterash, 23-vjeçar i diplomuar në Laval University, si dhe shqiptari Dardan Isufi, 22-vjeçari i diplomuar në McGill.

Intervista e plotë dhënë për ATSH-në:

Si lindi idea e krijimit të një aplikacioni?

Ideja lindi pas një diskutimi me mikun tim të mirë, Raphael Gaudreault. Ne po diskutonim për pranueshmërinë shoqërore dhe shpërnguljen e punës së punës nga Uber. Pastaj vendosëm të ndërmerrnim veprim dhe të krijuam një zgjidhje. U takuam herët në mëngjes në një McDonald’s për këtë zgjidhje.

Prej sa vitesh ke emigruar ne Kanada?

Kam ardhur në Kanada kur isha dy vjeç, në vitin 1998, gjatë Luftës së Kosovës. Unë kam lindur në Zvicër nga një baba Kosovar dhe nënë boshnjake, të dy shqiptarë.

Si u arrit të miratohej aplikacioni yt nga qeveria kanadeze?
Eva është një koorporatë(aplikacion) për udhëtimin. Ajo fuqizon komunitetin lokal dhe lokalizon ekonominë. Paratë nuk shkojnë në Shtetet e Bashkuara, qëndrojnë aty ku është krijuar.

Zoti Isufi, për çfarë aspironi?

Ëndrra jonë është të decentralizojmë teknologjinë, të sigurojmë anonimatin e të dhënave dhe të drejtën e privatësisë. Ne duam t’i kthejmë fuqinë popullit, për t’i fuqizuar ato. Me teknologji të reja, është e mundur për të ndryshuar botën në të cilën jetojmë më shpejt dhe me të gjithë të huajt.

Do të vijosh të krijosh aplikacione të tjera?
Kemi ide të tjera për të aplikuar, por është sekret. Duhet të jeni të durueshëm!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.