☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $76,998 ▼ -1.08% ETH $2,420 ▲ +0.87% XRP $1.4966 ▲ +5.92% SOL $93.8200 ▲ +2.51%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Shtatë ministre femra në takimin e NATO-s

Shtetet me ministre femra të mbrojtjes në këtë takim janë Shqipëria, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Spanja dhe Sllovenia

Për herë të parë shtatë ministre femra marrin pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel.

Nga 29 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në seancat e mbledhjes të pranishme kanë qenë edhe shtatë ministre femra. Shtetet me ministre femra të mbrojtjes në këtë takim janë Shqipëria, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Spanja dhe Sllovenia.

Në mbledhje, Shqipëria u përfaqësua nga ministrja Olta Xhaçka, Gjermania nga Ursula von der Leyen, Franca nga Florence Parly, Italia nga Roberta Pinotti, Holanda nga Ank Bijleveld, Spanja nga Maria Dolores de Cospedal Garcia dhe Sllovenia nga Andreja Katiç.

Zyrtarët theksuan se ndihen krenarë nga pjesëmarrja e shtatë grave në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Ministret femra krijuan larmi në fotografinë e ministrave të vendeve anëtare të NATO-s. Teksa ministrat meshkuj ishin të veshur me kostume me ngjyra të mbyllura, ministret femra tërhoqën vëmendjen me veshje me ngjyra.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisa, Xhaçka, tërhoqi vëmendjen me xheketin e kuq.

Ndryshe, Takimi i Ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel mbahet më 8 dhe 9 nëntor, ndërkohë që në rend të ditës të takimit ishte struktura komanduese e NATO-s, detyra e aleancës në Afganistan dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.