☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.61 ▼0.5%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,193 ▲ +0.16% ETH $2,270 ▲ +0.65% XRP $1.2553 ▲ +0.4% SOL $92.2500 ▼ -0.02%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimi, i dënuar nga drejtësia.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës”, bëri me dije policia e qytetit bregdetar sot (22 gusht).

Operacioni u kodua “Wanted 38”, teksa është njoftuar edhe Interpoli.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted 38”. Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasi E. Zh, 57 vjeç, lindur në Kosovë”, sqaroi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.