☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.49 ▲3.17%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,122 ▼ -3.52% ETH $2,195 ▼ -5.07% XRP $1.4616 ▼ -3.31% SOL $89.9700 ▼ -4.53%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Skandal/ PD letër KE: Mos hapni negociatat me Shqipërinë

Partia Demokratike ka depozituar një amendament në kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit Europian, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet dhe dekriminalizimin.

Këtë gjë e ka bërë me anë të deputetit Aldo Bumçi.

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve.

Qëndrimi i opozitës bie ndesh me atë të shprehur më herët nga mazhoranca përmes ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për reformat dhe rrugën integruese të vendit dalja me një datë konkrete e rekomandimit.
Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së. “Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

Lerkesa e Partisë Demokratike vjen vetëm pak ditë pas thirrjes publike të Sali Berishës, që kërkoi nga KE të mos hapen negociatat për Shqipërinë. Ai kërkoi që të vendosen kushte shtesë, ndërsa tha se Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi është e mbushur me kanabis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.