☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,787 ▲ +0.45% ETH $2,057 ▲ +0.84% XRP $1.3161 ▲ +0.41% SOL $79.8000 ▲ +0.99%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Skandali me jetimët në Shkodër, shkarkohen kujdestarët. Klosi: Akt i neveritshëm

Pas publikimit të videos skandaloze të Jetimores së Fëmijëve në Shkodër, ka reaguar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

“Pas publikimit në disa portale online të një videoje, ku tregohej se si një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër ushtronte dhunë pikërisht ndaj fëmijëve për të cilët kjo punonjëse paguhet për t’u kujdesur, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar menjëherë nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme dhe për t’i kallëzuar ata penalisht me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës”, thuhet në reagimin e ministries së drejtuar nga Blendi Klosi.

Këtë të martë, drejt Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër është nisur një grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës.

Ministri Klosi ka urdhëruar po sot Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar menjëherë të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët në Shtëpitë e Fëmijës në shkallë vendi, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit.

Gjithashtu, Klosi u ka kërkuar strukturave hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shembullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.

Ndërkohë, mësohet se në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar dy kujdestare të Jetimores, E. Sulaj dhe M. Vanishta, si dhe shtetasi A. Reka.

Në rrjetet sociale po qarkullon që prej ditës së djeshme një video, e regjistruar në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Njëra prej të akuzuarave shfaqet duke u ulur mbi të miturit, të cilët nisin të qajnë, si dhe i shkelmon. Ndërkaq, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës i ka kallëzuar për shpërdorim detyre punonjësit e shkarkuar tashmë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.