🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,009 ▲ +0.44% ETH $2,454 ▲ +0.71% XRP $1.3864 ▲ +0.05% SOL $104.6400 ▲ +1.07%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Skandali në Fakultetin e Filozofisë në UKIM, Janevska: Nëse anulohen studimet, atëherë do të shfuqizohen edhe diplomat

“Unë nuk jam kompetente, ekzistojnë institucione të tjera në shtet që duhet ta japin fjalën e tyre”, kështu u përgjigj ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në pyetjen nëse dikush nga stafi i Fakultetit të Filozofisë do të mbajë përgjegjësi për skandalin, për të cilin u raportua dje.

Ajo thotë se shpreson që ky të jetë një rast i izoluar dhe se nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme. Janevska theksoi edhe një herë se ende po pret raportin, ndërsa nëse anulohet regjistrimi, atëherë do të shfuqizohen edhe diplomat.

“Situata është mjaft e ndërlikuar dhe unë nuk jam kompetente të jap përgjigje për këtë. Për këtë ekzistojnë institucione të tjera në vend dhe shpresoj që procedura do të zhvillohet siç duhet. Do të doja të besoja se është një rast i izoluar dhe se nuk është bërë me qëllim, por pikërisht për këtë arsye institucionet e tjera do ta japin fjalën e tyre dhe si të përcaktojnë ato, ashtu edhe do të veprohet”, tha Vesna Janevska, ministre e arsimit dhe e shkencës.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë njoftoi se për gjithsej 11 studentë në studime master dhe doktoratë, të cilët kishin përfunduar studime universitare trevjeçare profesionale, do të anulohet regjistrimi dhe statusi i studentit, pra do t’u ndërpritet studimi. Kjo vjen pasi Inspektorati Shtetëror i Arsimit, gjatë një mbikëqyrjeje, konstatoi parregullsi në regjistrimin e këtyre studentëve në studimet master dhe doktoratë dhe mori vendim për ndërprerjen e studimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.