🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▼ -3.69% ETH $2,050 ▼ -4.77% XRP $1.3158 ▼ -3.36% SOL $79.0900 ▼ -6.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

“Skënderbeu” me një dorë te titulli, e ashpër lufta për mbijetesë

“Skënderbeu” tashmë duket i sigurt drejt titullit të radhës në kategorinë Superiore. Korçarët barazuan në Durrës 1-1 me Teutën dhe përfituan nga humbja e Partizanit në “Qemal Stafa” me Bylisin për ta çuar në 5 pikë diferencën.
Ishte parashikuar një ndeshje e vështirë për Skënderbeun në Durrës dhe ashtu rezultoi në të vërtetë. Edhe pse Latifi shënoi në pjesën e parë, ekipi i Maganit reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 61 me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Lena.
Megjithatë, edhe pse Skënderbeu u ndal, Partizani nuk diti ta shfrytëzonte këtë mundësi të artë për të shkurtuar diferencën. “Të kuqtë” u mposhtën në “Qemal Stafa” 1-2 nga Bylisi i parafundit në renditje.
Në dy ndeshjet e tjera të Superiores të luajtura këtë të diel, Flamurtari mposhti 2-1 Tiranën, ndërsa Vllaznia fitoi 2-0 me Tërbunin, duke qenë thuajse e sigurt në Superiore edhe sezonin e ardhshëm.
Skënderbeut tashmë do t’i mjaftonte vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar sërish kampion. E ashpër është gara edhe në fundin e renditjes, ku Bylisi dhe Flamurtari duken më të rrezikuarat dhe me shumë mundësi javën e ardhshme, në ndeshjes direkte mes tyre që do të zhvillohet në Ballsh, do të mësohet edhe ekipi që do të ndjekë Tërbunin në Kategorinë e Parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.