🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,072 ▲ +0.32% ETH $2,066 ▲ +0.67% XRP $1.3192 ▲ +0.24% SOL $79.9400 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Skënderbeu-Partizani i Beogradit, flet Fahrudin Jusufi, trajneri që u ndëshkua nga Kushta

Skënderbeu-Partizani i Beogradit në Europa League është një sfidë që nuk kufizohet në aspektin sportiv. Tensionet ndëretnike që ekzistojnë mes dy vendeve është e pamundur që te evitohen plotësisht në prag të kësaj sfide. Ka folur për këtë përballje edhe Fahrudin Jusufi, një goran me origjinë shqiptare i cilësuar edhe si një prej legjendave të skuadrës së Partizanit të Beogradit.
“Në radhë të parë mos më përfshini në çështje politike. Jam goran dhe nuk kam aspak të bëj me këtë. Futbolli luhet në fushe dhe të gjithë duhet të jenë të përqendruar te ndeshja. Sigurisht të gjithë shpresojnë që të fitojë Partizani i Beogradit, por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të jemi gati për këtë përballje të madhe. Ju e dini, futbolli është si femrat, asnjëherë nuk je i sigurt se çfarë do të ndodhë”, shprehet Jusufi.
Fahrudin Jusufi ka qenë trajneri Partizanit të Beogradit në vitin 1987 dhe ishte dëshmitar i eliminimit të skuadrës së tij nga Flamurtari në Kupën UEFA, ku ndëshkuesi ishte Sokol Kushta, një eliminim të cilin ai nuk e ka harruar edhe pse kanë kaluar 30 vjet.
“Në atë kohë në Beograd luajtëm më mirë se rivalët shqiptarë. Ata goditën vetëm njëherë në portë dhe na eliminuan. Futbolli është përmirësuar shumë dhe unë besoj se Skënderbeu bën një futboll të mirë, edhe pse nuk e kam ndjekur asnjëherë. për këtë arsye, partizani duhet të jetë i p[ërqendruar dhe i kujdesshëm në maksimum”, thotë Fahrudin Jusufi.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit do të luhet në orën 21:00 në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet direkt nga Televizioni Shqiptar (TVSH).

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.