Solar Impulse 2, në misionin më të vështirë
Avioni “Solar Impulse 2” është ngritur për fluturim nga Nju Jorku, e tashmë ka për qëllim të kalojë përtej Atlantikut, në atë që konsiderohet si një prej fazave më të vështira të përpjekjes së tij për të fluturuar anembanë globit duke shfrytëzuar energjinë diellore.
Piloti Bertrand Piccard thotë se do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbërritur deri në Sevija të Spanjës pas rreth 90 orësh fluturim. Ky itinerar pritej të fillonte që prej së dielës, por ngritja për fluturim e “Solar Impulse 2” u shty për shkak të motit të keq.
Piccard do të ketë mundësi të flejë vetëm në periudha tepër të shkurtra gjatë fluturimit me avionin e tij eksperimental.
“Kjo do të jetë distanca më e gjatë e fluturimit për këtë vit”, tha ekipi menaxhues i avionit me energji diellore. Piccard, një psikiatër, duket se po e ndan aventurën e fluturimit prej 35 mijë kilometrash anembanë botës, së bashku me sipërmarrësin zviceran, Andre Borschberg.
“Solar Impulse 2”, një avion që ka krahët si të një “Boeing 747”, është i mbuluar nga 17 mijë qeliza fotovoltaike në mënyrë që të kapë çdo rreze të mundshme diellore.
Ai u ul në Aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” të Nju Jorkut më 11 qershor, pas një fluturimi prej 5 orësh nga Lehigh Valley të Pensilvanisë. Përpjekja historike për t’i rënë botës anembanë nisi më 9 mars të vitit 2015 në Abu Dhabi, teksa avioni ka kaluar përgjatë Azisë, Paqësorit, Shteteve të Bashkuara e tashmë tenton Europën.
FAZA 1: 9 Mars. Abu Dhabi (UAE) to Muscat (Oman) – 772km; 13 Orë 1 Minutë
FAZA 2: 10 Mars. Muscat (Oman) to Ahmedabad (India) – 1,593km; 15 Orë 20 Minuta
FAZA 3: 18 Mars. Ahmedabad (India) to Varanasi (India) – 1,170km; 13 Orë 15 Minuta
FAZA 4: 18 Mars. Varanasi (India) to Mandalay (Myanmar) – 1,536km; 13 Orë 29 Minuta
FAZA 5: 29 Mars. Mandalay (Myanmar) to Chongqing (China) – 1,636km; 20 Orë 29 Minuta
FAZA 6: 21 Prill. Chongqing (China) to Nanjing (China) – 1,384km; 17 Orë 22 Minuta
FAZA 7: 30 Maj. Nanjing (China) to Nagoya (Japan) – 2,942km; 1 Day 20 Orë 9 Minuta
FAZA 8: 28 June. Nagoya (Japan) to Kalaeloa, Hawaii (US) – 8,924km; 4 Days 21 Orë 52 Minuta
FAZA 9: 21 Prill. Kalaeloa, Hawaii (US) to Mountain View, California (US) – 4,523km; 2 Days 17 Orë 29 Minuta
FAZA 10: 2 Maj. Mountain View, California (US) to Phoenix, Arizona (US) – 1,199km; 15 Orë 52 Minuta
FAZA 11: 12 Maj. Phoenix, Arizona (US) to Tulsa, Oklahoma (US) – 1,570 km; 18 Orë 10 Minuta
FAZA 12: 21 Maj. Tulsa, Oklahoma (US) to Dayton, Ohio (US) – 1,113 km; 16 Orë 34 Minuta
FAZA 13: 25 Maj. Dayton, Ohio (US) to Lehigh Valley, Pennsylvania (US) – 1,044 km; 16 Orë 47 Minuta
FAZA 14: 11 Qershor. Lehigh Valley, Pennsylvania (US) to New York (US) – 230km; 4 Orë 41 Minuta.