⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

STAMBOLL – 10 të zhdukur pas përplasjes mes dy anijeve tregtare

STAMBOLL, 2 shtator /ATSH-AA/ – Dy anije tregtare me flamur turk u përplasën në brigjet e lagjes ”Silivri” të Stambollit dhe autoritetet kanë humbur kontaktin me një nga anijet dhe 10 anëtarët e ekuipazhit të saj, tha Zyra e Guvernatorit të Stambollit.

Anija tregtare me flamur turk ”Alsu”, e cila lundronte nga Kocaeli në Aliaga, u përplas rreth orës 03:00 me anijen tregtare me flamur turk ”Tugberk Imamoglu”, e cila po udhëtonte nga porti ”Iskenderun” për në Karadeniz Eregli, tha zyra.

Përplasja ndodhi 18 milje detare në jug të ”Silivrit”.

Në deklaratë thuhet se mjetet lundruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare dhe Komandës së Rojës Bregdetare Marmara dhe të Ngushticave, së bashku me një helikopter të Rojes Bregdetare, janë dërguar në vendngjarje.

Vlerësimet fillestare nga ekipet reaguese nuk gjetën dëme të dukshme në ”Alsu”.

Megjithatë, autoritetet thanë se nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë kontakte me anijen tregtare ”Tugberk Imamoglu” ose 10 anëtarët e ekuipazhit të saj dhe se në zonë janë duke u zhvilluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.