🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,197 ▲ +0.62% ETH $2,069 ▲ +0.81% XRP $1.3194 ▲ +0.24% SOL $80.0200 ▲ +0.65%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Stojkoviç: Mos i fyeni shqiptarët, ata na pritën si miq

Portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkoviç ka kërkuar nga tifozët e skuadrës së tij që të jenë të përmbajtur dhe të respektojnë skuadrën kundërshtare.

Vladimir Stojkoviç kërkon që t’u kthehet mikpritja shqiptarëve, sepse ata nuk kishin asnjë problem në Shqipëri.

“Mesazhi është i qartë: ne duhet të organizojmë mbi të gjitha një ndeshje sa më normale. Duhet të vlerësojmë se si shqiptarët silleshin ndaj nesh në ndeshjen që luajtëm dy javë më parë”, tha fillimisht Stojkoviç gjatë një konference për media.

“Ne nuk kemi përjetuar asnjë moment të pakëndshëm në Shqipëri. Unë do t’u kërkoj të gjithë tifozëve të mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin brenda normave. Nuk ka pse të na lëndoni, sepse Partizani është mbi të gjitha”, vazhdoi ai.

“Çdo mosbindje do të dënohet nga UEFA. Duhet të gëzohemi të gjithë bashkë për fitoren, por tifozët të jenë të përmbajtur. Nuk kanë punë me kundërshtarin. Jemi nën vëzhgim për këtë takim dhe rrezikojmë shumë”, tha në fund Stojkoviç. Ndeshja ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut do të zhvillohet nga ora 19:00 në kuadër të Europa Leagues dhe do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.