Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
Policia franceze ka arrestuar një burrë që sulmoi tre gra me thikë në zonën Porte de Clichy të Parisit të hënën, njoftoi Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez .
Sipas ministrit, autori sulmoi tre gratë, të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç, duke përdorur dy thika kuzhine. Të treja gratë janë plagosur rëndë.
Nunez deklaroi gjithashtu se autori u ndalua dhe u arrestua nga një oficer policie jashtë detyrës.
“I jap merita. Ai tregoi guxim të madh”, tha Nunez, duke iu referuar oficerit.
Motivet e sulmit mbeten të panjohura. Ministri tha gjithashtu se autoritetet ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë identitetin e autorit, pasi deklaratat e tij gjatë arrestimit ishin “të paqarta” dhe nuk lejuan identifikimin e tij të menjëhershëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.